VETMI VJESHTORE NE NJE QYTET TE HUAJ / Poezi nga Petro ÇERKEZI

Poezi nga Petro ÇERKEZI

 

VETMI VJESHTORE NE NJE QYTET TE HUAJ

I.

Ti nuk erdhe
Dhe befas erdhi vjeshta falltare leckamane
Me vёshtrim tё hidhur, hirosh,
Shkelte hajdutshe me papuçet e gjetheve
E mё pёrgjonte me trishtimin tigёr.
Ti nuk erdhe dhe dheun e mbuloi verdhёrimi i sёmurё,
Njё marramёndje resh, mornica lёngate,
Pёrçartje, hirnosje, temperaturё.
Trafiku u dёndёsua befas,
Makina e ndihmёs sё shpejtё jep sinjale emergjente
Ulёrin si e marrё. Zemrёs ju thyen kockat,
Frakturё e pandreqshme, nuk ka ç’i bёn mё asnjё ortoped,
Asnjё orakull, asnjё profet,
Shko ambulancё e lermё tё qetё.
Lamtumira e fundit ёshtё tmerrёsisht e dhimbёshme
Me njё qiell vejan, idiotesk, tё pёrqarё.
U ngrit erё e marrё. Shkrepi njё vetёtimё,
Njё dorё e padukёshme shqyen tёrbimthi pelerinёn e pemёve,
Cikloni rrokopujё copa zёmёrimi shpёrndan anekёnd
Grisi reklamat, njoftimet, portretet nga muret
Bashkё me to dhe portretin tёnd.
Imazhe bionde, qiell gri, re kёrcёnuese varrur te koka
Tё gjitha i mbedh cikloni, i rreckos, i pёrplas dhunshёm
Njё panoramё shkretane.
Kullёn e sahatit e pёrpiu mjegulla
Kambana gjёmoi vetё si nga njё shungullim planetar.
Ca zogj bёnё piruetat e fundit, sqepuan vetёtimat
Dhe ngrinё hapsirave si kryqe makabre.
Vetёtimat e bёnё qiellin kasapanё,
Shigjeta tё thyera, shpata tё ngulura nё gjoksin e qiellit
Asfalti skuq, tufa tё flakura trandafilash,
(O sa shumё trandafila dёshёroja tё tё falja!)
Shiun qё mё kamçikon nuk e ndjej mё,
Eci si pas njё arkivoli tё padukshёm, hije e zezё,
Eci rrugёs si nё njё varrezё,
I huaj, i largёt, mospёrfillёs.
Qielli i elektrizuar dёrgon sinjale.
Ç’ shkruan atje lart, ç’do tё mё thotё?
Ndoshta ёshtё epitafi i saposhkruar
Mbi njё varr tё dashur, tё sapombuluar,
Tё ngrohtё.
O dashuri mёrgate, e hidhur, pafat,
nesёr iki larg
dhe do tё braktis pёrjetё nё njё qytet tё huaj
Pa kujtesё, pa sarkofag.

II

Kёmbana e sahatit bie dy.
Dy zogj largohen tё trёmbur me shpejtёsi.
Nё kupolёn tempullore tё zemrёs
Kёmbana shpёrndan njё kumbim tё pёrzishёm.
Portat e qiellit janё mbyllur me qepena gri
Portat e qytetit po mbyllen njё nga njё
Cila portё do tё hapet tё mё presё pa ty?
Cila pemё do t’i qёndrojё tundimit tё syve tё mi
Pa u zverdhur prej duhmёs sё pikёllimit?
Sonte do tё fle nё hotelin e vetmisё,
Shtroma shtratin flokёshprishura vjeshtё
Mbulomё me jorganin tёnd laraman!
Fёrshёlle e brero. Merre dhe xhelozinё time
Tё shkallmosh muret furishёm e tё gjёmosh.
Sahati ra pesё, si pesё gjёmime qё tё presin nё besё
Hedh grushtin e fundit me gjethe
Si grushtin e fundit me baltё nё njё varr
Pёr tё mbuluar tё fundit shpresё
Dhe iki me njё kurorё vetёtimash mbi kokё.
I ftohtё, si varrezё ky hotel i vetmisё.

Vjeshtё 1992-Vjeshtё 2013

 

PETRO ÇERKEZI

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s