Poezi nga Dhimitri Jani Kokaveshi
ERRËSIRËS
E ndjeshme
nata?!…
Zbërthyer mes krahëve
të yjësisë
trëmbej shkëlqimit.
Ky rrezatim
i lodhur, natës!…
Ç’do konkurrim
si një mister paqartësish
kjo errësirë!…
Nuk më sundon.
Dhjk©23-04-2016
KONTAKT
Kontakti i djeshëm?
Engjëllor
mbi konfrontime dhe
antiteza
gjendjesh përplasur
nuk mund të ketë
përzgjedhjet, le të mbesin!…
Konkluzion.
Dhjk©21-04-2014
SHPREHJE
Tej bukurisë një shprehje!
Krijim
përsosmërie shtrihet
qenia jote?…
Një gërshetim i ëmbëlsive
ç’ farë njomësi!…
Ç’ farë shijesh!… Zbërthej
trurin dhe
përkëdheljeve mbi madhështi lë
përkushtimit?…
Përulem!… I zbutur
krijimit
të zbërthej, fantazitë?…
I kthej realitetit
objektiv!… Përshtatu.
Dhjk©18-04-2014
SHKËLQIM HUMBUR
Yjet, derdhnin
lotët
mundnin, në mohim
të rrezatimit.
Oh, ky diell, zbehur
natës
humbur s’ka shkëlqim.
Gjithë ngjyrat!…
Humbur, natës zbehur
errësirë.
Dhe kjo natë
e përcaktuar, natës?…
Falnim
një deshirë!…. Komit
lëshuar
përmbi mall, të dashurisë.
Një zjarmi
të jetës, vrisnin dhe
e vrisnin!…
Mbi gëzim. …
Dhjk ©13-04-2012