Vështrim mbi poezitë e vëllimit poetik “Gërsheta malli”, të autores Dijana Toska / Nga: Linditë RAMUSHI DUSHKU

Vështrim mbi poezitë e vëllimit poetik  “Gërsheta malli”,  të autores Dijana Toska

 

Nga: Linditë RAMUSHI DUSHKU

“Të shkruarit,  poezia pjesë e asaj që jemi! Pjesë e asaj që jemi çdo ditë, ëndrrat, dëshirat, dashuritë, veprimet, puna, ato që përcjellim edhe pavetëdije shpesh herë. Poezia, forma e komunikimit tonë me lexuesit përmes “kodeve” të cilat janë vargjet, mënyra se si i shkruajmë ato, kur i shkruajmë dhe përse i shkruajmë.  Përcjellja e porosisë së shpirtit  që vjen për t’i dhënë lexuesit mesazh apo informacion, ndjenjë apo mendim.”

Dijana Toska, me vëllimin poetik “Gërsheta Malli”, botim i saj i parë, përkrah  kësaj ajo na sjell përvoja të ndryshme motivesh. Edhe pse si poete që ka botuar për herë të parë, nuk mund të trajtohet si një poete apo krijuese e re në poezi sepse poezia e saj është shumë e përbërë dhe e pjekur. Kur them e pjekur e kam parasysh trajtimin që autorja di t’ia bëj vargut duke ditur se poezia si një zhanr i të shkruarit kërkon një finesë dhe mbrehtësi për të dalë sa më i njohur me lexuesin, i njohur dhe i afërt për atë që paraqet në shkrime. Poeti ka dy detyra veç asaj që shkruan për të nxjerrë brendësinë e shpirtit, të bëj lexuesin një me shkrimin, të bëj lexuesin pjesë e krijimit kur ai është duke lexuar një poezi a shkrim të caktuar.

Dijana Toska

Dijana sjell mesazhin e saj për lexuesit përmes shumë temave që shpesh herë trajtohen më rrallë nga autor të tjerë. Pothuajse, në të gjithë vëllimin, poezitë e Dijanës janë poezi që burojnë nga botëkuptimi që ka ajo mbi shumë ngjarje në jetën e njerëzve. Por protagonist kryesor i poezisë së Dijanës është femra. Femra që paraqitet në secilën poezi. Ajo e paraqet femrën të ballafaquar, të vënë në detyrë me a po pa dëshirën e saj njëherazi duke qenë dhe e fortë t’i kaloj rrugët që ka përpara. Te poezia e Dijanës e shohim femrën, të pozicionuar shumë lartë, edhe kur flet për femrën si e tradhtuar apo e vënë në pozita të palakmueshme,  për fatin e mirë apo të keq. Dijana e sheh femrën të fortë dhe sfiduese. Vërehet se autorja nuk ka frymë feminizmi, por femra është përkrah detyrës së saj në bazë të asaj që ajo është e drejtuar dhe e arrirë. Nuk kërkon mosdiskriminim, sepse një gjë e tillë po u kërkua vetëm legjitimohet. Një shembull në një nga poezitë:

“unë jam ajo që era e përplasë

shtigjeve të tradhëtisë

nëpër damarët e së keqes

 

Një viktimë

kërkoj

që më bën të ndihem e plotë

krenare deri në groteskë”

Dijana tregon që sakrifikohet për dashurinë por asnjëherë nuk vë faj, me këtë lexuesi mund ta njohë edhe shpirtik krijues të autorës, natyrën e saj të kompromistë më gjërat e harmonishme për jetën.

Gërsheta malli

Çdo gjë e harmonishme është e çiltër për Dijanën. Hierarkia e sjelljeve për Dijanën vjen nga rregulllat parësore që ndjekim. Ajo shkruan për Anën, duke e paraqitur portretin e saj sa të “çmendur”, po aq luftarake, ana si femër e kohës së aristokracisë, paraqitur përballë një hendeku kulturash që ky personazh kishte dhe dëshirës së saj. Në poezinë kur thot:

“përballë kuluareve të aristokracisë

me buzëqeshjen e saj të përmbytur me lot

iu kundërvu të gjitha rregullave të egoizmit

nuk i bëri ballë fisnikrisë së rrejshme.”

Nuk kishte rëndësi pozita shoqërore për Anën të paraqitur në këtë poezi, kjo pozitë aq e lartësuar për të tjerët. në atë kohë. Ana i dha rëndësi fisnikërisë së saj. Jo rastësisht është zgjedhur nga Dijana kjo poezi, ky motiv për tu shkruar edhe në shoqërinë tonë shqiptare shpesh herë femra bie prehë e disa pozitave nepër të cilat ajo duhet të vendoset sipas forcës dhe aftësisë që ajo zotëron, apo thjeshtë edhe të jetë kallëp.

Për të kaluar te një pjesë tjetër e motivit të poezisë së Dijanës, dashurinë. E shfaqur sërish sfiduese dhe kërkuese. Asnjëherë hakmarrëse, kërkon shumë nga dashuria dhe jep shumë për dashurinë, qoftë ajo dashuri mes çiftesh apo dashuri prindërore, dashuri për jetën e miqtë! Poezia e saj në këtë motiv është shumë e pasur. E pasur me ndjenjën që di të përcjell për lexuesin, Dijana thot qartë atë që do, thot pa kërkuar shpërblim, dashuron pa kushte. Dashuron edhe duke e ditur se mund të mos ketë kthim nga ana tjetër. Tregon me sinqeritet atë që ndjen, ilustruar dhe nga këto vargje:

“Të dua, sepse gënjeshtrat tua

i thur me aq mjeshtri

ti e bën shpresën të mbijetojë

e detyron të kërkojë

një çik vend për t’u strehuar në gjoksin tënd.”

Edhe koha që ikën, edhe ajo që vjen kanë të bukurat dhe kujtimet në poezitë e këtij vëllimi poetik. Dijanën e shqetëson moslëvizja e shoqërisë, mospërpjekja për të ndryshuar, këtë dukuri e sheh duke e quajtur në kujtesën e saj  “De Javu”, se e panjohura të duket e njohur për faktin që nuk arrijmë të shohim ndryshe. Dijana mëson brezin e ri, se në kohë të vështira e në kohë të mira, do të njohësh më shumë se tani. I referohet me dashamirësi dhe me kërkesë njëkohësisht kur thot: “do të njohësh shumë, kur të rritesh do ta kuptosh”, kjo është një nga frazat që na lë të kuptojmë çfarë kërkon Dijana përmes poezisë së saj.

Për Dijanën jeta dhe e mira  janë burim i qënies njerëzore. Në çdo poezi të saj e gjejmë elementin e rrugës, ajo për lexuesin shprehet çfarë duhet të ndjek për të qenë i pasur shpirtërisht. Jep mesazh ndërkohë shpalos dhe ndjenjë.

Linditë RAMUSHI DUSHKU – redaktore e këtij vëllimi.

Shkup, Qershor, 2014.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s