Poezi nga Rita Hoxha

Poezi nga Rita Hoxha
 
 
Dëshirë
 
Natën rri duke medituar
në ërrësirë flas shpesh me ty
Të flas për dashurinë, për diellin si lind
dhe për hënën trazuar, në të lartin qiell
 
Natën muret mes tyre mërmërijnë
e zbehen dritës larë verdhësi
fragment i mendimeve që zgatin kufij
e zgjojnë të nesërmen agim në bardhësi
 
Thërras emrin tënd heshtjes time
Jehona më kthen tjetër kumbim;
Një zë që dridh nën tinguj valsi
Një dëshirë e fshehtë e shpirtit tim.
 
 
 
Pa ty
 
Pa ty pranvera më duket e largët
e vështrimi i nimfës humbet ujërave të thella
ditëve të pritjes
së një tjetër deti që shkrihet kaltërsisë valë.
 
Pa ty,
ngatërrohen rrugët dhe stinët
dielli i mbledh më shpejt rrezet
dhe unë endem grisë perëndime.
 

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s