Heshtja më tha / Poezi nga Lida Lazaj

Poezi nga Lida Lazaj

 

Heshtja më tha

Hesht,
më mirë heshtur,
se përsëritëse e fjalës së përdorur,
e fjalëve,
që i dinë përmendësh
dhe pemët,
Më mirë heshtur
se sa i njëmilionti papagall, që lëpin kokrizën e melit,
që ja pason sqepi i tjetrit.

Hesht,
që fjala jote e dlirë
të mos mbytet në llumëtirë,
si kandër e hutuar në gotën e dehur të birrës, që shkumëzon.

Hesht
më tha heshtja
e skuqur nga inati si paparunë,
hesht e mençuroje fjalën në heshtje,
e të mos kërcasë si lende dushku e pjekur vjeshte
e të shkulet gazit marrëzia,
që ka ka shtënë duart në timon.

Do flas
do flas
do flas
gërthita sa cipa e trurit,
si lëvozhga e arrës plasi,
dhe tashmë, një gisht i zgjatur prej zemrës e ngushëllon.

Do flas
gërthita me zërin përzierë
me tru prej kokës
e gjak prej zemres,
se s’jam beduin busullhumbur,
që për një pikë ujë në shkretëtirë kërkon oaz.
se s`jam këtu e rastësishme,
por dëshmi e çastit fatlum të prindërve,
gjuhëzë flake,
prej fakadanit të madh.

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s