NJË LIBËR SI MISHËRIM I ÇMUAR I DASHURISË SË MOTRËS PËR VËLLANË / Nga: Dr. Sc. Bardhyl Maliqi

NJË LIBËR SI MISHËRIM I ÇMUAR I DASHURISË SË MOTRËS PËR VËLLANË

 

Nga: Dr. Sc. Bardhyl Maliqi

Figura e përndritur e poetit, shkrimtarit dhe publicistit tonë, Bilal Xhaferrit, na mban gjithmonë zgjuar. Pyes veten përse ndodh kjo? Si është e mundur që pjesa më e madhe e poetëve, shkrimtarëve dhe publicistëve tanë harrohen para se të vdesin, zere se s’kanë lindur kurrë. Kjo ka ndodhur se ata kanë folur dhe shkruar në kohën, vendin dhe mënyrën e gabuar, pra s’kanë ditur kurrë të flasin. Thoshte mirë Konica “Mbaje gojën mbyllur, kur s’ke gjë për të thënë!”

Unë personalisht e kam lexuar librin me tregime të Bilalit “Njerëz të rinj, tokë e lashtë” kur isha student, pikërisht po me atë kopertinë që e ka botuar “Milosao” sërish. Për të dhe talentin e tij tregimtar kam folur gjatë me poetin Agim Mato gjatë një vizite në shtëpinë e tij. Në vendlindje kam rënë në kontakt me një letër të Bilalit në anglisht dërguar Nënë Terezës. Këtë letër e kam përkthyer, venë në skenë dhe botuar në shtypin letrar dy herë. Për të kam folur edhe në një intervistë të gjatë televizive. Më pas bashkë me Niko Kacalidhën, Agim Maton e poetë të tjerë kami bërë një sesion shkencor mbi poezinë, prozën e shkurtër e të gjatë si dhe për publicistikën e Bilalit. Gjatë viteve kur përgatitej ardhja e eshtrave të poetit në Sarandë, me nxënësit e shkollës ekonomike, ku unë punoja, kemi venë në skenë një emision të gjatë të dramatizuar me komente dhe  të lustruar me fragmente të gjata poetike nga poezia dhe proza e Bilalit. Në gazetën “Drita” kam botuar një dosjer të plotë për Bilalin. Ndërsa në kolonën e veprave të zgjedhura të Bilalit dhe për Bilalin, në veprën nr.5, kam dy shkrime të gjata një për poezinë dhe tjetrën për prozën e tij romaneske, më saktë për romanin “Krastakraus” apo “Berati ra”. Më vonë në Kosovë dhe në Maqedoni kam botuar poemën “Dredhëza e erës” një poemë kushtuar tërësisht figurës së poetit dhe titulluar me një prej gjetjeve të tij të rralla.

Por për figurën e Bilalit si poet, si shkrimtar, si publicist dhe si njeri kemi folur dhe shkruar me dhjetra herë, në krijimtari, në shkolla, në artikuj studimorë, në skenë, në gazeta e televizione kudo në Shqipëri, Kosovë e Maqedoni, por dhe gjetiu, kudo ku ka shqiptarë. Dhe me siguri nëpër vite, ne dhe krijuesit që do të lindin pas nesh do të shkruajnë dhe flasin edhe kur ne të na mbulojë pluhuri i harrimit. Por Bilali e ka fituar përjetësinë me jetën dhe veprën e tij kurajoze nga pikëpamja e kohës dhe momentit që ai sfidoi dhe të vlerave të qëndrueshme artistike dhe estetike që mbart kjo vepër, pasi Bilali u ngjiz si thotë me të drejtë studiuesi kosovar Sabri Hamiti, si poet i etnisë.

Por le të fokusohemi kryesisht tek tema e librit të Antikes, motrës së vogël, të dashur e të dhimbshur të Bilalit. Unë personalisht nuk e shoh këtë libër me titullin që ka në kopertinë “As vdekja nuk e shoi dot urrejtjen”, por  me titullin e kësaj kumtese: NJË LIBËR SI MISHËRIM I ÇMUAR I DASHURISË SË MOTRËS PËR VËLLANË”

Me Antiken jam njohur më mirë kur kisha nxënse Bejën, mbesën e saj. Ishte vajzë e zgjuar dhe pasiononte, me shumë të dhëna, veçanërisht për letërsinë. Talenti i Bejës më bindi se në këtë lis treqindvjeçart të fisit të Tahsinit të madh, çelin gjithnjë bistakë të rinj e të shëndetshëm.

Unë e dija që Antikja do të vinte tek ky libër, e dija që kur ajo mori nismën për të shkuar në ShBA për të sjellë të vëllanë për t’i prehur eshtrat e tij të vuajtura në Shqipëri. E dija që kur u mor vesh se ajo do të çonte në vend ëndrrën e  Bilalit, të hapte një shtëpi muze në vendin e të parëve aty, në Bregun e Hoxhajve në Markat.

 

As vdekja nuk e shoi dot urrejtjen

Libri titullohet “As vdekja nuk e shoi dot urrejtjen”- mbresa, përjetime, meditime për tim vëlla, Billal Xhaferrin. Kjo që unë do të bëj tani është thjesht edhe vetëm pasqyra e munguar e lëndës së këtij libri nga do të veçoja disa togje fjalësh që mund të rimbillen për të çelur bimë të reja. Ninati dhe orgjina 300 vjeçare e fisit të Hoxhajve kumton dhjetra emra burrash të shquar, p.sh. Dijetari i madh Hasan Tahsini dhe poeti i dallgëzimit të shpitrave Bilal Xhaferri, ishin vetëm dy prej tyre, vërtet Shqiptarët nuk prishen për flamur, por vriten per të, kjo pasi hija e burrit dhe hija e flamurit janë një. Ikja bën që edhe shkëmbi të tronditet. Bilali, thotë e motra, ishte drita e syve tanë. Ndër ne  Burrat lindin burra e vdesin të tillë, ndaj ajo bën premtimin se babanë që iku larg do ta risjellë një ditë dhe betohet “Nuk kemi për të ikur nga kjo shtëpi!” Kujtoni tani se si dhe kur u rikthye. Me paratë e të përndjekuri ajo nuk ngriti shatërvanë triumfi, por një shtëpi muze si premtim të mbajtur.

Pak gjera të dhëna me zemër të madhe prej një arumuni ajo i risjell në kujtesën e miqësisë dhe dashurisë njerëzore. Jam i bindur se një ditë do ta gjej e do ta shpie në fole, zogun e rënë prej saj, premton ajo dhe e mbajti fjalën.  Te “Quhem Bilal Xhaferri” e motra kujton pse, kur dhe si Bilali e ndërroi mbiemrin, ajo kujton gjithashtu udhëtimet me vëllanë, te bregu që sheh matanë, në duart e nënës që po mbyllte sytë. Momenti dhimbshëm është te “ Ky çelës është i rrobave të nënës tënde” dhe sarkastik, Kur harbuti vë kullaro e merr pushtet,  ai të zhbën. Shtëpia me njerëz shumë, ti hoqën gurët me fund, e kush? Zogjtë që këndojnë natën. Këtu na e vranë babanë, ata që bëjnë paradën në Tiranë.

Fshatra me  emra pronarësh, një kujtesë si sfidë për  absurditetin e vurkarëve që pas zbritjes si ardhacakë e shërbëtorë në këto treva, kërkojnë dhe pretendojnë pronësinë etnike. Nuk e di, o moj shtëpi, në do të vij prapë? Dhe Antikja vjen me dinjitet. Kufijtë e ndarjes shumëvjeçare  tek ti, kujton autorja  se ja preve jetën në mes kësaj gonxheje të bukur, që unë jam betuar para nanës, kur jepte shpirt, se do t’i dilja për zot, që kur isha vetë fëmijë. Dhe unë shtroj pyetjen, nëse Antikja shkonte pas të vëllait, shkollohej dhe zinte vend në një qytet qoftë edhe të Shqipërisë, cila do të ishte ajo sot?!

E motra kujton se Pena e tij ishte e veçantë, njëlloj si qenia e tij, Partiaku iu vërsul si ujk i uritur. Ku je, more vëlla, se na thave shpirtrat! Mos harro se nga vjen,  mendoja dhe prapë mendoja, Ah moj krisje, që m’u bëre si komunizmi, por do të vijë dita që miopët politikë do të digjnin nga frika atë (tesrën), që mbanin fort në gji. Por ata, ah ata  Nuk do ta linin të qetë edhe  atje ku ishte. Kujtoni ntën e 28 nëntorit të plagosjes dhe fjalimin e Bilalit. Dhe pastaj vdekjen në spitalin ku ishte shëruar. Te kapitujt:  Unë të lash si një kërthi, o i bukuri i nanës, ti, apo nëse ai nuk merrte më frymë, ajri për mua le të shterohej, te pusho, të mos i lemë fëmijët rrugëve, kemi ankth si përcjellje emocionale, te Atdheu i çliruar nga kuçedra, erdhi koha që edhe ju të mos heshtni, epoka e postkomunizmit, eshtrat e shkrimtarit disident, heshtje varresh, dhe atje ku lexohet “Patriotit të shquar Bilal Xhaferri  1935-1986” ka një burim të fuqishëm drite. Thirrje në dëborë, kurorat me lule, kur vuan se bën vetëm mirë, Bilali si Nderi i Kombit, kemi vlerësimin e tij me dinjitet.

Më erdhi ndërmend një përqasje duke lexuar këtë libër të Antikes për vëllanë. Kjo pse te vajtja e Antikes në ShBA, kemi Doruntinën e vonuar, avioni zëvendëson kalin dhe Bilali – Konstandinin. Aty shtatë male kaluar dhe këtu oqeanin kaptuar. Nga do të hyj, mori nanë? Udhës e udhës biro! Muzeu i ndrituar mbi vatrën e harruar, aty ku Bronxi mbledh në gji shikimet tona, ah atje:  Biri u kthye prapë si zogu në folenë e tij.

Por  pemës që ka kokrra i bien me gurë, kjo shpjegon anatemat ndaj Bilalit, por kjo përcakton edhe madhështinë e tij. Vatra tij e vogël si Tur ej Feli, për Ninatin, Vetëm një flamur valëvitëm, kështu edhe te  për atë do të dëshmojnë vetëm plagët e tij, kemi një përmbyllje të bukur.

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s