Shaqir Rexhvelaj një histori suksesi! / Nga: Mimoza Rexhvelaj


Shaqir Rexhvelaj një histori suksesi!
 
 
Nga: Mimoza Rexhvelaj
 
Sot në sallën e Akademisë së Shkencave u promovuan dy vepra: “KUR BINTE NJË ZYMARE NË FESTIVALET BOTËRORE” dhe “ARTI I TINGUJVE”, të autorit Shaqir Rexhvelaj.
 
Mes njerëzve të artit dhe kulturës,politikës, miq e familjar, dashamirës e koleg të autorit,ku secili ndau emocionet, kujtimet , ku shprehen vlersime për këto vepra që vijnë si befasi dhe risi letrare.
 
 
Vepra të autorit
 
Në to rrëfehet thjeshtë me fjalë zemre përjetimet e një jetë që nisin nga fshati Grizhe dhe vazhdojnë drejtë Tiranës ku autori nis jetën e re. Nga ku prek të gjitha skenat e botës.
 
Një jetë plotë me vështërsi, siç ishte edhe koha, por dashuria për artin e bëri Shaqirin një luftar guximtar që triumfon duke e shkruar emrin e tij në majen e panteonit të vlerave, të njerëzve që ëndrrat e tyre i kanë realizuar me punën, përkushtim, sakrifica.
 
 
Shaqir Rexhvelaj
 
Ai është koshient se nga vjen dhe ku po shkon, ai mbart me vetë dashurin e madhe për familjen, njerëzit e tij që në libër dalin e skaliten tiparet e tyre duke e bërë rrëfimin emocionalish shumë pranë lexuesit, miqve, që shpesh e gjejnë vetën mes personazheve.
 
Ngjarjet janë reale , janë pjesë nga ditari i tij,ku ai rrëfen përjetimet , fillimet e tij në art ku gjithça nisi me një zymare dhe me dashuri e talent arriti të pushtojë skenat më në zë të botës. Ky është Shaqir Rexhvelaj një fugurë shumë dimensionale,artist,muzikant,gazetar,redaktor,publicist,drejtues e politikan, njeri me një CV-i, që do ja kishte lakmi gjithkush.
 
 
 
Gjatë promovimit fjalën e mori Mastër Zhani Ciko, i cili bëri një analizë të detajuar të dy veprave, por edhe mik i autorit ku shumë nga përjetimet në libër i kishin ndar bashkë.
 
Drejtori i gazetës “Nacional” Mujo Bucpapaj gjatë fjalës së tij,theksoi vlerat letraro-artistike dhe emocionet që kishte përjetuar gjatë leximit. Por theksoi se dyertë e gazetës së tij do jenë të hapura gjithmonë për artin e bukur të fjalës dhe njerëzit e taletuar që na bëjnë krenar me punën e tyre.
 
 
 
Fjalë të ngrohta dhe miqësore u thanë nga miqtë e Autorit, kritiku Behar Gjoka, prozatori Andon Andoni, poeti Hajri Mandi, Fejzulla Gjabri, Halil Rama. Emocione në sallë përçolli miku prej një jete politikani,politologu,diplomati Dok.Arjan Starova.
 
Përshëndetjet nuk munguan as nga Malësia matan kufirit, i sapo ardhur nga Amerika Prof. Lulash Palushaj përshëndeti në emrin e malësorëve të Tuzit.
 
 
 
Diskutantet pasuan njeri-tjetrin duke e bërë ditën si Koncert madhështor të fjalës së shkruar!
 
Unë si Mimoza Rexhvelaj pata rolin e moderatores, por nuk mund të them më shumë se “Axh Shaqir na e ke mbush zemrën me krenari!
 
Suksese!
Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s