Poezi nga Diana Zhiti

Poezi nga Diana Zhiti

 

E vërteta

Zhveshën të vërtetën lakuriq, e nxorën në shesh,
plagët e shpirtit nuk i dukeshin mbi lëkurë,
po mahniteshin se si ajo diti të buzëqeshë,
e shihnin me përçmim, e gjuanin me gurë.

Ndërsa ecte kryelartë, shihte në dritë të syrit,
rrëke gjaku rridhnin sytë e saj të flakët,
nuk e ulte kokën dhe pse i dukej gjiri,
kush e pa përballë nga tmerri shkulte flokët.

S’po e ndalte hapin, vraponte drejt zhurmës,
asnjë gjethe fiku trupbardhës nuk ju dashka,
nuk mbante shami ti mbyllte gojën turmës,
dëshirë e sajë e vetme ipokritit ti çirrej maska.

U mblodhën ipokritët, e quajtën të përdalë,
dikush u mundua t’i hedhi dhe thes në kokë,
por qënka kaq e bukur kjo e hijshme vajzë,
as mjeshtërit e baltës se shëmtuan dot.

Ngadalë njerëzit i afrohen e veshtrojnë me frikë,
patjetër nënë k’të frikë fshihen edhe shkaqe,
kjo krijese hyjnore e ka vëndin në dritë,
që njerëzimi k’tej e tutje të jetojë në paqe.

 

Ndonjëherë …

Kush të tha se më mer malli,
Ndonjëherë kur bie shi,
një si zë troket tek xhami
turrem vrap sikur t’jesh ti.

S’janë gjë tjetër, lojra truri,
t’kisha humbur që më parë,
tash’ ti fle me një të bukur,
aromën time hiqni zvarrë.

Nuk më thua është kanakare,
vallë përzhitet kur të puth,
a buzëqesh si lozonjare,
a lodron sikur një çupë!?

Nuk e di në udhëtime,
në të kon si zog në gojë,
në t’këndon këngë intime,
në t’freskon me ujë të ftohtë!?

S’kam si t’di kur vjen nga puna
a t’ rri n’këmbë qiri Shën Ndreu,
në të pyet a t’shijon buka
nëse jo ta nxjerë nga dheu!?

A t’kundron kur fle me ëndje,
a t’hedh çarçafin mbi supe,
a t’ka mbjellë në shpirt e mendje,
vallë… i je bërë pikloti e kuqe!?

 

Nëna

Fytyrë kadifeje nëna ime,
duar-pambuk-ta lëmon
dhimbjen e shpirtit që
vuan rënkimet e tua në
netë të stërgjatura dhimbjesh.
Të lodha nënë…
Në ofshamat e tua rëndojnë
vuajtjet e mia, në prehrin tënd
të ngrohtë gjejnë qetësi.
Nëna ime!
Mall i gjallë që ngadal- digjet,
aromë lulesh gjiri i nënës time,
liman prehje i shpirtit,
spirancë e patundur e varkës time
në kohëra tallazesh.
Nënë… dashuri e patundur!
Përkundja ime fëminore e çimentosur.
polenë, pelte mretërore
e niprave, mbesave,
hoje që buron mjaltë parreshtur.
Idol i pashëmbullt që mëkon
vetëm dashuri, virtyte dhe
fisnikëri trashëgimtare.
Më prit o nënë!
Të lutem mos më tradhëto
dhe vetëm mendimi më tmerron.
Ti je dashuria e dyzuar e babait ,
ledhatimi i tij,
kënga e tij e pavdekshme.
Në sytë e tu janë sytë e tij të heshtur
që vetëm më buzëqeshin
dhe shpirti im dhëmb në pamundësi
ta përqafoj o nena ime.
Më prit nënokja ime!
Dashuria ime e papërsëritshme,
perandoria ime e mirësisë
në ty jetoj e dlirë.
Dhimbja, dashuria ime më prit.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s