Kalendari poetik: Ella Wheeler WILCOX (1850-1919) / Përgatiti materialin: Maksim Rakipaj

Ella Wheeler WILCOX

Kalendari poetik: Ella Wheeler WILCOX  (1850-1919)

Sot, më 5 nëntor, është data e lindjes së poetes dhe shkrimtares amerikane Ella Wheeler Wilcox (1850-1919). Vepra e saj më e njohur mbetet “Poems of Passion”. Sjell për ju sot këtë shqipërim prej saj:

VETMIA

Qesh, dhe bota me ty gëzon;
Qaj, dhe askush me ty s’vajton.
Bota plakë, mezi jep hua gazin,
Ashtu si s’kursen asnjëherë marazin.
Këndo, dhe kodra përgjigjen ta jep,
Psherëti, gjithçka në ajër humbet.
Jehona hapet kur dëgjon gëzim
Ashtu si tkurret kur dëgjon trishtim.

Gazmohu, të gjithë të kërkojnë;
Mvrenjtu, të gjithë ngrihen e shkojnë.
Me gazin tënd, të gjithë gëzojnë
Për vrerin tënd, s’ka njeri nevojë.
Ji plot shend, të gjithë miq do t’i kesh,
Var turijtë, të gjithë i humbet.
S’thotë kush jo për një kupë verë,
I vetëm do ta pish, po të jetë vrer.

Festo, dhe shtëpia të mbushet plot;
Për kreshmë s’vjen njeri, sa lodhesh kot.
Fito dhe fal, të ndihmon për jetën,
Por asnjeri, s’të ndihmon të vdesësh.
Gjen vend gjithmon’ në sallon për dëfrim
Në një tren luks vetëm për zotërinj,
Shteg i mundimit është tjetër gjë,
I ngushtë shumë, shkohet një nga një.

 

© shqipëroi Maksim Rakipaj

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s