Poezi nga Bledi Trebicka

Poezi nga Bledi Trebicka
 
SHI NËN HËNË…
 
Dashkam të bëj zhurmë
e hënën ta gjuaj me gurë
nuk ja fal dot mbrëmjet
e nxituara kur s’ të arrin.
Trazoj ndjesinë
e ikjes së mendimeve,
që si zogj të pa kthyer të kërkojnë
dhe nuk di ç’ bën që të falen.
Qëmton shi,
si lëngate
dhe zgjatem për pak ty
cepave që presin dëshiren
pa ty..
Ndoshta nuk do të dish,
si shkele dhe u rrite brenda meje
as si duhet e panjohura
mes mendimeve dhe ndjesisë.
Nuk di ta ndal rrjedhën
ndërsa ti…,
nën hënën e lënduar
qëmton shi…
Dhe me shumë se sa për veten
kam merak për ty
mos dehen supet
me ujë të kulluar flokesh
Si thuhet në gjuhën e syve
të kam në mendje gjithmonë
a e di,
po si mbyllen sytë e tu nën qerpiket e mi?
 
 
 
RRËMUJË RESH…
 
Të ndjej mbi frymë
dhe mbërthej flokëve të tu hënën,
ndërsa shëtit mbi trotuare,
që çuditërisht duken lagur.
Pse po të ndjek?
Unë nuk kam guximin
të prek ç’adhurohet
me veten për kafe
s’ kam mundur të dal.
Paskam merak për thëllimet
gushën s’ ta di
xhaketë a more vallë?
a e di si lindin thepisjet ujvarë?
Desha të të them për shëtitjen e reve
po aq herë sa i pafjalë
në agun e pritjes së syve
shpresoj për një gjumë të dalë.
 
 
SE BRENGËN E MERR MALLI…
 
Ta lemë pa mbaruar dashurinë
brengën gjithmonë e merr malli
të mbaruarat lindin inatet
urrejtjet dhembin…
i dimë mëritat e kaharorit
dhe pse kahe të kundërt ndjekim
ja mjaftohu me përgjigjet e syve,
kur vetja ti mban fshehur.
Më mirë te mos ngopemi e dashur
ndjenja është shëtitje e etur
me uri do mbështetesh mbi ëndërr
ku i dihet mëngjeset se ç’sjellin.
Ta lemë pa mbaruar më mirë
brenga lëviz bashkë me gjakun
mban mend kur thoje
të pamundurat i ruajt zoti…!
Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s