Shuhet shkrimtari, dramaturgu dhe poeti i njohur disident Kasëm Trebeshina!


 

Kasëm Trebeshina

Shuhet shkrimtari, dramaturgu dhe poeti i njohur disident Kasëm Trebeshina!

Disidenti shqiptar Kasem Trebeshina ka hyrë në letërsinë shqipe, si pëfaqësuesi më i denjë i disidencës shqiptare, njeriu që ka përjetuar një kalvar të tërë dhimbjeje mes burgimit dhe një jete të suverjuar nga regjimi komunist, si autor i një fryme të re në letërsinë bashkohore dhe kundra rrymës së realizmit socialist! Veprat e këtij autori më së shumti e panë dritën e botimit, pas viteve- 90 ( vite që përkojnë dhe me rrëzimin e regjimit) . Dhe pse fryma e lirisë demokratike nisi të lulëzonte, purgatorët e tij të dikurshëm nuk i reshtën sulmet ndaj madhështisë së kësaj figure, i cili shikohej jo vetëm si rival i dishepujve të krijuar në nomeklaturë, por dhe rrrezik i madh për simbiozën patologjike të krijuar. Vepra e këtij korifeu, luhatej përmes filozofisë moderne dhe surralizmit dhe si frymë e atij botëkuptimi dhe talenti që e krijoi ajo do mbetet pjesë e patjetërsueshme e fonetekës më të ndritshme letrare shqiptare. Gjenijtë si Trebeshina lindin për të bërë epoka dhe epoka e Trebeshinës i takon të nesërmes letrare shqiptare, si një art që çeli thëllimit më të egër për të paralajmëruar ardhjen e stinës së stinëve, Pranverën letrare shqiptare. Ikja e Trebeshinës është një ikje e beftë që nuk ngjan me ato largimet e mëdha dhe humbimit, por me një fluturim në qiell, për të qëndruar pëherë pranë nesh, në zemrat e gjithë artistëve dhe lexuesve, për tu ringritur vrikthi sa herë që retë do errësojnë imazhin e përpjekjes së madhe të atyre martirëve që në mbrojtjen e lirisë dhe kulturës njerëzore vendosën dhe jetën e tyre! Jeta e këtij autori do të mbetet modeli më i pëkryer i qëndresës, rezistencës, sakrificës dhe rrebelimit pëpara gjithë errësirës së mendjeve të mbyllura e regresive, ndërsa vepra e tij do jetë një pishtar drite që do ndriçojë pëherë të sotmen dhe të nesërmen e gjithë rrugëtimit të artit të shkruar shqip.

U prehsh në paqe i madhi Kasëm Trebeshina!

Përkulje me nderim e respekt para madhështisë tënde!

 


 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s