Vendlindja në sy foshnjore / Poezi nga Sinan Vaka

Poezi nga Sinan Vaka
 
 
Vendlindja në sy foshnjore
 
Të mjegullta mallet e vendit tim,
kur perdja e mbrëmjes ulet, nderet…
Nga gjysëm hijet del çdo xhind
dhe errësira hakërrehet !
 
Nga lugjet poshtë rang e drang
ritmika flet ca gjuhë malli,
trokashkat fletët dredhin larg
tek një mulli i vogël fshati.
 
Dhe del një abanoz i zi,
që tremb çdo udhëtar në hije,
një tjetër shfaqet në Gjonzi,
një tjetër shkundet në korije .
 
Dhe njerëzia në gllanikë
var pezull një dori të vjetër,
nën ca kandilë që ndjellin frikë
ngjan, se jeton një kohë tjetër.
 
Por agut zbret një rreze drite
dhe çirret hija që pushtoi,
pas mbrëmjes me përralla frike,
shikon se bota prapë jetoi.
Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s