Poezi nga Juljana Mehmeti

Poezi nga Juljana Mehmeti

 

Derdhur udhëkryqit…

Nga udhëtimi ynë mbetën
vetëm rrugët
forma të paqarta derdhur
udhëkryqit,
si në perëndimet e largëta
humbur resh pluhuri
e zhdukur
gjurmëve të krisura,
në rendje të kufijve
pakuptimësisë dëshirë.

Dhe vijat e kaltra shquajnë
horizontit
shenja gjurmënjohjesh në krahë
avionësh
nuk mund të shkojmë kaq larg
kaq lart,
i vogël universi për çfarë
hapësirash ndan…

 

***

Ja ku jemi,
hapësirave pa tinguj,
ku mendimet deformohen rrudhave
dhe ironia buzëqesh sarkazmën
vizatuar në cepa buzësh
ngrirë manekinës jetë
skenash perfide përgatitur
errësirash të humnerës thyer
vërshuar ligësisë njerëzore
vrer demonësh
qiejve të hirtë “egos”
egzistencës shpërfytyruar
mbërthyer shpirtrave pa jetë.

 

***

U ulëm të dy
ditëve të pritjes…
dhe malli,
që zbraz kohën,
në boshllëqe ikjesh…

 

***

Asnjëherë nuk kuptova
pse gjethet veniten shkretëtirës
në një stinë shirash…
Buzë të etura
në lumenj dëshirash.

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s