Kalendari poetik: José Saramago 1922-2010 / Përgatiti materialin : Maksim Rakipaj

José SARAMAGO

Kalendari poetik: José Saramago 1922-2010

Ka ditën e lindjes sot Zhoze Saramagu; qe shkrimtar, gazetar, dramaturg, poet, kritik letrar dhe përkthyes portugez, fitues i çmimit Nobel për letërsi në vitin 1998. Nga shqipërimet që kam prej tij, përzgjodha këtë sot për ju:

NGA SE JE BËRË?
José SARAMAGO

Prej ç’mëndafshi i ke këta gishta,
prej ç’fildishi këto kofshë m’i ke,
nga ç’lartësi hapi yt më vjen
kur si kaprolle shkon a kërcen…?

Ç’manaferra të kenë shtrydhur vallë
që këtë shije thithkat kanë marrë,
nga ç’anë Indije, beli si bambù,
nga vjen, më thuaj, ar i syve të tu?

Me këllqet që dridhen në gjarpërim,
ç’valëzim dallgësh kërkon të gjesh,
prej nga të vjen kjo e ballit freski
që në gojën tënde gurgullon kur qesh?

Nga ç’pyje nëndetesh paska dalë,
kjo degë damarësh mu si koral,
ç’kundërmim ardhjen tënde lajmëron
kur vjen me ëndrra natën zbukuron?

 

© shqipëroi Maksim Rakipaj

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s