Poezi nga Sadbere Gagica Spahija

Poezi nga Sadbere Gagica Spahija

 

NGA HIRI RINGJALLEM

Heshtje stinësh jam berë
Në kështjellën time më kërkojnë
Poet ushtarë besnik të fjalës
Si gur peshon mbi ëndrrat e mia
Një vjeshtë me stuhi mall i zgjuarr rri
Në prush
Ku hiri sërish kthehet në zjarr
Ti vjen në ditëlindjen time
Me një tufë lulesh mbledhur maleve të mia
Vdes ringjallem në strofën time
Diellin dhe Ty të mbaj në kështjellë
Njomë jetën me lule pranvere
Ti je Pranvera e lotit tim
Unë hiri që të djeg.

 

MERRI KËTO KUJTIME

Janë sa një copë qiell i lagur me lot
Kur hesht fjala më vret si me shpatë
Dita i numron orët, orët bëhen njëqind vjet
E lus Perëndinë të vij ai cast lumturie
Edhe një natë edhe shumë net të rri
Mes bebëzave të mallit të shtrihem si di vetë
Ta lë një puthje me afsh një ditar shkruar me këngë
Një dhembje të pashëruar dhe ëndrrën që nuk zë vend
Zemrën prush ta prekësh me dorën tënde të stërgjatur
Të më merr në krahë përtej një ishulli të më shpie
Ta dëgjoj këngën e mjellmave fluturimin bardhë mbi det
Një fotografi ta lë të më pikturosh kur s’jam me Ty
Emrin të mos ma harrosh buzët të m’i puthin këto stërkala
Jeta është si hije kujtimet jetojnë ndër sonete me dashuri
Merri këto kujtime thur një varg pa rimë për sytë e mi
Në secilën thërmi të kësaj dite me erë jam shpend shtegtar
Deri te shpirti do vij një stinë ta shtroj lëndinën e lotëve me mall!…

 

PUTHJA

Si në vargje
Më përvelon
Nga hiri
Natën vonë
Një fjalë zë njeriu
Nga gjumi më zgjon?
Je ti
Që sonte më merr
Në krahët tu
Nëpër këto horizonte jete
Jam lodhur
Pritje është bërë ky fati im.

 

NËSE

Ora ndal tiktaket një ditë
Ti je dielli im qė udhët më hap
Bie në shtratin tim të dhimbjes
Dritë që terrin e natës e gris
Je si ajo melodia e bukur që shpirti
E do orë e stinë pa u ndalur kurrë
Nëse lumenjtë shterrojnë
Do të shndërrohen në pika shiu
T’i bleroj pranverat tua me puthje vargu.

 

VDEKJA (S)’MË GRISH

Mes heshtjes dhe zhurmës në rrugë
Nata thur portretin e vdekjes në varg
T’i laj mëkatet e (pa)fajësisë?
Fjala vrapon ta fus kohën në grusht
Stinë shumë ëndrra lot pranverash
Në guacën e vetmisë strukur një shpirt
Si dallgë trazuar netëve grish mallin
Dhe psherëtinë..si notë e lodhur teli kitareje
Në sytë e hënës mbështillet qielli i murrmë
Pena ime lagur në lot atdheu
Për ditëlindjet e mia që ngjajnë
Si rrugët e boshatisura
Kur erërat bartin vjeshtës gjethet drejt
udhëve të (pa)njohura
Vdekjen e grish një fjalë në strofë
E lodhur nga pritjet..zvarritem udhëve pa
shpresë
Se lypëse e leckosur me duket kjo jetë
Hija e vdekjes bën roje mbi kokë
Portrete te ftoheta ne strehen e shpirtit
E jeta ben kerdi me jete e plage
Puthem me vdekjen ne sy…

 

TI JE

Shpirt i fjalës sime
Që cdo natë flet më mua
Edhe kur shtrihem në gjumë
Zgjohem me ëndrra
Që më thonë
Zgjohu e shihe hënën sonte
Shtroje sofrën me verë
Merre më vete një yll
Që rri në lartësinë e pafund
Duke puthur vargun tënd.

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s