Masiv i ngurtë / Poezi nga Juljana Mehmeti

Poezi nga Juljana Mehmeti

 

Masiv i ngurtë

Kur koha thonjtë i ngul faqes shkëmbit
dhe krijon legjendën fshehur nën myshk
pjerrësive hone krijuar nga lotët
që rrjedhin pareshtur ngjyrës së zbehtë
e lahen pragut të këmbëve zbathur
ngujuar aty për mijra vjet,
si shenjt i heshtur me krye nga qielli
përgjëruar e mbetur orakull i përjetshëm.

Ti hesht
kur dhimbja ther qiellin me vetëtima
asnjë pëshpërimë kur qiejt grisen
përballë i vetëm shekuj pavdekësie
ndezur për çdo ditë në flakë e gjëmime
e mrekullisht përmes syve të mi flet
të pathënat e mëdha rrëfen përmes vragash
ndjesish të pazakonta përbrenda meje përcjell,
unë një fëshfërime që ballin të grish
e ti masiv i gurtë
që një dafinë të lashtë përkund.

@ julja

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s