Kalendari poetik: Ana Blandiana 1942 / Përgatiti materialin Maksim Rakipaj

Ana Blandiana

Kalendari poetik: Ana Blandiana 1942

Poetja rumune Ana Blandiana, (emri i vërtetë i së cilës është Otilia Valeria Coman), u lind më 25 mars 1942 në Timishoara. Poeti i vërtetë nuk është “bori dhe shtojzovalle e partisë” (si shprehej Lasgushi ynë) dhe as llustraxhi i diktaturave; poetja rumune pati filluar me kohë nëpërmjet intervistave dhe deklaratave publike luftën kundër diktatorit Çaushesku dhe nuk priti ta pushkatonin Çaushin, pastaj ta sulmonte. Le ta urojmë poeten në 77 vjetorin e saj me këtë shqipërim:

PLANET KAFSHËSH

Më pafajsisht, por jo krejt pafaj,
në këtë gjithësi ku
ligjet e së njëjtës natyrë vendosin
kush duhet të vrasë dhe kë
dhe ai që më shumë vret bëhet mbret:
me sa adhurim filmohet
luani kur qetësisht dhe egërsisht shqyen gazelën,
dhe unë, kur mbyll sytë a fik televizorin,
kam ndjesinë se jam paksa pjesëmarrëse në krim.

Sado që dihet se kandili i jetës
do mbushur vazhdimisht me gjak,
me gjakun e tjetrit.
Më pafajsisht, por jo krejt pafaj,
i kam ngrënë bashkë me gjuetarët,
edhe pse më pëlqente të ledhatoja veshët e gjatë
të mëndafshtë të lepujve
vendosur si mbi një qefin
mbi një mbulesë të qëndisur.

Fajtore, edhe pse këmbëzën e çiftes nuk e pata tërhequr unë,
por mbyllja veshët,
e llahtarisur nga zhurmë e vdekjes
dhe nga kundërmimi i paturp i djersës
së atyre që patën qëlluar.
Më e pafajshme, por jo krejt pafaj,
gjithsesi më e pafajshme se ti,
autor i kësaj përsosmërie mizore,
që ke vendosur mbi gjithçka
dhe pastaj më mëson të kthej dhe faqen tjetër.

 

© shqipëroi Maksim Rakipaj

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s