Kalendari poetik: Nizar Qabbani (1923-1998) / Përgatiti materialin Maksim Rakipaj

Nizar Qabbani

Kalendari poetik: Nizar Qabbani (1923-1998)
Një poet sirian lindur në ditën botërore të poezisë

Sot, më 21 mars mbushen 96 vite nga data e lindjes së Nizar Qabbani-t, poet, botues dhe diplomat sirian. Për kritikën letrare është një nga poetët më me peshë në poezinë moderne arabe. Qe një tragjedi familjare që shtyu diplomatin e ardhshëm drejt poezisë: kur ai qe 15 vjeç, motra e tij e madhe, Wisal, vrau veten që të mos martohej me një burrë që nuk e dashuronte. Në varrimin e saj u betua ta luftonte atë padrejtësi shoqërore, që u bë shkak i vdekjes së motrës së tij, të luftonte për barazinë mes burrit e gruas, aq e vështirë për t’u pranuar nga opinioni shoqëror i kohës. Ja shqipërimi që përzgjodha për sot:

E PRANOJ…

E pranoj, s’ka femër
që me vështrim të zjarrtë të më ketë shkundur
si tërmet
të më ketë djegur, përmbytur,
ndezur, fikur,
si gjysëm hëne shqyer më dysh.

E pranoj, s’ka femër
që kaq gjatë shpirtin të më ketë pushtuar,
me një pushtim më të ëmbël
se një trëndafil damasku, apo shkurre menteje,
portokalli.
Nën floknajën tënde
pyetjet e mia vendos,
por një pyetje një ditë s’pati përgjigje.
O femër
ti gjithë gjuhët e botës je,
por ti me mendjen tënde bluan dhe hesht…

E pranoj, që s’ka femër
të ketë bërë dashuri me mua përtej qytetërimit
dhe nga zhuli i botës së tretë të më ketë nxjerrë, përveç teje.
E pranoj, s’ka femër
veç teje, të më ketë shkrirë,
trupin të ma ketë përfshirë
dhe t’i ketë folur edhe kur me një tjetër merrej.

E pranoj, s’ka femër
që t’ia ketë dalë ta ngrejë dashurinë në lartësinë e lutjes

përveç teje
përveç teje
përveç teje
përveç teje.

© shqipëroi Maksim Rakipaj

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s