Kalendari poetik: Jorge Riechmann 1962 / Përgatiti materialin Maksim Rakipaj

Jorge Riechmann

Kalendari poetik: Jorge Riechmann 1962

Më 24 mars është data e lindjes së Jorge Riechmann Fernández, poet spanjoll, eseist, matematicien, filozof, ekologjist dhe doktor i shkencave politike. Mbiemrin Riechman e trashëgon prej gjyshit nga ana e babait, që u vendos në Spanjë rreth 100 vite më parë. Ka fituar disa çmime për poezitë dhe përkthimet nga gjermanishtja dhe frëngjishtja. Sjell këtë poezi prej tij:

E DUA TRUPIN TËND TË PAPËRSOSUR

Ah, ajo rrenë e trupave të përsosur,
ajo rrenë e qelbur e marëdhënieve, të përsosura, çasteve të përsosur:
mund të jenë trupat të përsosur
vetëm me çmimin e tradhëtisë, me një prerje
që prej jetës së vërtetë i shqit.

Shtëpia e përsosur banesë s’mund të jetë.

Që të jetë pastërtia
pak papastërti duhet.

Dhe mendja s’e kap tejpashmërinë e kënaqësisë
po të mos turbullohet
beftas nga ujëra të dhimbshëm.

Trupi yt i papërsosur shndrit
vajisur prej dëshirës së përditëshme.

 

© shqipëroi Maksim Rakipaj

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s