Poezi nga Manushaqe Toromani

Poezi nga Manushaqe Toromani
 
 
HESHTJA TREMB
 
I trembem heshtjes time
kam frikë prej saj,
si nga kundërshtari që vjen të më godasë pas shpine.
Të munda më thotë,
ti që kurrë s’ ke ditur të heshtësh,
kjo ështjë sa shumë flet,
sa shumë mban brenda saj.
I trembem kësaj heshtje,
gojën më ka mbyllur,
si të jem memece
pa gjuhë, pa fjalë.
Heshtja të plak, “të vdes ” dalngadalë
është e frikshme ndaj i trembem.
 
 
 
VETMINË E FLAK
 
Dua vetëm të pi këtë natë
të deh vetminë
ndoshta më bëhet shoqe.
E vetme asqë mund
ta mendoj më veten.
Të gjitha format i kam provuar,
ti prishja mendjen
ta bëja shoqe,
por s’ arrita dot kurrë…
Kam vendosur sot,
ta deh vetminë,
me shoqërinë time.
Do ta provoje me të pire.
Shoqe ta bëj
o tutje ta flak.
 
Nga vëllimi poetik “Ishte kohë për dashuri”.
 
 
 
QYTETI I ËNDRRAVE
 
Në qytetin e vjetër të ëndrrave
shiu ka larë gjithçka,
rrugë, dyer, dritare, çati,
pluhur me nuk ka.
Ëndrrat kanë dalë në dritë.
Të pastra e të lara filluan shëtitjen.
Vunë perla
shndritur në shi.
S’ harruan të hedhin dhe parfum…
Në qytetin e vjetër të ëndrrave
natë nuk ka,
nuk ka as gjumë…

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s