Poezi nga Sahit F. Osmani

Poezi nga Sahit F. Osmani

 

KIRURGU I DREJTËSISË

Trim mbi trima ai kirurg i drejtēsisë
Që me bisturinë e vet të mprehtë
Guxon t’ia heqë mitrën së keqes
Të mos lindë njerëz të mbrapshtë.

 

SE ZGJATE DORËN

Mendja shterpë nuk mbetet shtatëzënë
Vetëkurthimi s’të nxjerr grepin në fyt
Ti shpupurit kot rrënojave tē ndotura
E kupton që me dredhira nuk i dilet dot

Në ndezje të flakës shpëtimin e kërkon
Se shpirti nuk e duron assesi errësirën
Durimit i vjen fundi dhe e shkrep dritën
Por ti i pandershëm sërish do mbetesh

Kurr s’e zgjate dorën t’ia hapësh derën
E keqja të është mbledhur mu në grykë
Dhe të shpërthen jo në kohën e duhur
Por, aty, ku trishtimi yt të zë frymën …!

 

TË VËRTETËN E DHEMBSHUR
MA TREGON

Ndjesia e të qenunit me ty
Më ka kthyer në dashuri
Rrezatimi yt peshon në zemër
M’i lehtëson dhimbjet
Burimi i dritës nuk shterron
Një pikë e saj më jep forcë
Të vërtetën e dhembshur më tregon
E di se je largē dhe më kërkon
Dashuria tinëzisht është e pambarim
Fytyrën tënde më bën ta vështroj dhe në terr
Çastet e paharruara më pëshpërisin
Me dashurinë e zërit tënd
Dhe kjo mē bën që të jetoj
Pa më kthyer në marrëzi.

 

NJË RREZE SHPRESE

Ka mbijetuar një rreze shprese
Kohës rrugën t’ia ndryshojë
Zemra njerëzore të ketë buzëqeshje
Drejt së ardhmes lirshëm të udhëtojë

Përtej errësirës kush e barti
Sy i shuar të fitojë dritë
Shekujve deri në ditët tona
Jetë e njeriut me peshë mbi kurriz

Mrekullia e çan terrin
Përballon dhimbje edhe plagë
Prin përpara s’ka forcë që e ndal

Shembëllimi bën që të ndiqet
Rrugës së drejtë t’a gjejë jetën
Një rreze shprese çel të vërtetën

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s