Poezi nga Anila Mihali
BASHKË FITUES DHE HUMBËS
Larg shumë mos shko me delirin fitues
dhe harrohesh lëndinave të fitores,
Nëse përmason trupin me tokën puthitur
do të ndjesh nga rrenjët një zë të lagur loteëh,
Humbësi që humbjen ka pranuar
dhe mbeti vlag i tokës..
TË VDESËSH MES PUTHJESH
(Kushtuar takimit të parë me vdekjen)
Në pak vend, pak kohë për të vdekur,
Me thirrte vetja në vetëgjyqësi.
Shfaqeshin pasqyrash, kujtimet mbetur,
E zeza dhe e arta në të hollin fill.
Në pak vend, parfum, aromë puthjesh
(kështu vallë parfumojnë shpirtrat mbi tokë?)
Ndërsa vdekjen e prekja mes prekjesh
Jetën e shtrëngoja në gjoks.
Në pak vend, nga dreqin hyri e zeza,
Gllabëron çdo minutë, kohën shkurton.
Orës së ankthit i ndalen akrepat
Sepse jeta në ferr qenka e pakohë.
Refuzoja puthjet që përpiqeshin pafund
Të më shtonin edhe pak jetë në mundej.
Paskësh qenë e shkruar të ndodhte kështu
Nga puthjet të vdisja e mes puthjesh.