Poezi nga Bilall Maliqi

 

bilall 0

Poezi nga Bilall Maliqi

 

 

ZBRAZJE…

 

Zbrazje të mbushura me dhembje të trishta
E me derdhje lotësh

Ikje korsive të hapura
Me mjerimin ngarkuar në shpinën e kërrusur

Në këtë pikë mbeti veç pak dashuri e shkundur
Mveshur me petkun e trishtimit

Dhe hijet që e hijezojnë ëndrrën
Të mbyllura brenda perëndimit të perënduar.

 

 

KËRKOVA ERËN TËNDE

 

Nëpër udhën e frymës e kërkova aromën tënde
Ajo u përzi diku në përziersen e erërave

Gjithë me sy kah qielli i gjurmoja sytë e tu
Ato u shkrin nëpër kaltëri të gjerësisë qiellore

Të kërkova brenda vetes nëpër kujtime të dehura
E ti ngele diku kthinave të ëndrrave të fjetura.

 

 

SYTË SI SHKREPËTIMË DASHURIE

 

U fshehëm në shtatë palë të fshehtësisë
Se çfarë bëmë kësaj nate rrëfen shtrati

As hëna s’mundi ta përbiroj shikimin
Dritares së mbuluar me mbulesë të hirtë

E bëmë në dritëz të qiririt gati të harxhuar
Dhe shkrihesha nëpër trupin tënd të lumnuar

Mbrëmë u fikën edhe yjet në mbretërinë qiellore
Ngelën veç sytë e tu si shkrepëtimë dashurie;

 

 

NË KODRËN E PIKËLLIMIT

 

Nëmat e nxijnë tokën
E mbështjellin edhe kokën

Gjethi më nuk fleton
As era e luleve s’kundërmon

Dashuria pështyhet e fyhet
Kudo me të zezë përlyhet

Në shuplakën e Kodrës së Pikëllimit
(Për)mbyllet faqja e gëzimit;

 

 

BRITMË E MBYLLUR

 

Si me kapak qetësia ma mbylli britmën
S’më la më të bëzajë

Ishte një thirrje që iu ngarkua në shpinë erës
Dhe (as)njëherë nuk erdhi deri tek ti

Tevona dremitja më kaploi e më futi në drëmkë
Për t’iu shtrirë thirrja këmbanës së ëndrrës.

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s