Fe dhe atdhe / Sonete nga Hamdi Meça

Fe dhe atdhe

 

 

Hamdi Meça

Sonete nga Hamdi Meça

 

 

FRYMË E GJELBËRUAR

 

Ali Ibn Ebu Talib,Imam Ali,
O Mëngjez,që zbardhe me Islamin Fe.
Kryet te Gjoksi i Profetit e ke,
Ndaj dhe kush përshëndet,dorën vë në gji.

Bir i Mekes,Portë e diturisë
O Mbrëmje,me xixa gjaku në qiell.
Djemtë e tu,dëshmorët më të thellë,
Fatima,himn prelud i dashurisë.

Flamurtar.Dhe i qiejve Deputet.
O Ujë i pashtershëm,i bekuar,
”Abar Ali”,puset që nxjerrin jetë.

Imam Ali,Frymë e gjelbëruar.
O Bukë e shpirtit.Për miq në Xhenet.
Rrudhat e ballit për Ty, një e shkruar.

 

 

ORTODOKSËT SHQIPTARË

 

Hej,mos i përgojoni ortodoksët!
Kurrë,fantazma akulli,as tribu.
Në çdo fe,jo për koka,kurrë gjokset,
Të përmbrendshmet,si dhe zorrët,kurrë tru.

Të mistershëm për nga shqisat haptike,
Në poret e lëkurës gjejnë shkronja.
Alfabet.Për ty panë,Gjuha Shqipe,
Duke mbledhur klithje lart tek shqiponja.

Janollatosi Ante.Kush e përndjek?
Në Pekin ta dërgosh të ngrejë kishë,
Hënën zbret.Ia vë derë,në stil grek.

Ortodoksët gjak fisnik kanë në mish.
Janë me myslimanët valë dhe breg.
Bëjnë krushqi.Bebja lind me këmishë.

 

 

UJË TË VDEKURI

 

Kush të goditi vogëlush Almir,kush?
Po ty,carrok sirian,kush të mbyti ?
Ej,me ujë të vdekuri bëjmë dush,
Kthetra ata currila,rreth tek fyti.

“-Një minut heshtje.”,-dhe vrasësi thotë.
Varret a mos janë laboratorë?
Ujë të vdekuri derdhim dhe për lot.
Shtete e qeveri plot djaj mizorë.

Cilët janë ata të ligj,cilët,hej?
Shprehjet :“sllavo maqedonas” a” fashist”,
Veç rikoshet.E hedh andej,vjen këndej.

Ujë të vdekuri dhe për gjak ndër dej.
Rruzull i dheut përpëlitet në zift,
Nga secila anë që unë ta kthej.

 

 

SOLIDARITY WITH TURKEY

 

Një e martë e përgjakur në Stamboll.
Del terrori dhe hidhet në humnerë.
I ngul kthetrat në damarë me gjak boll,
Pas vetes i tërheq,duke i çjerrë.

Solipsizmin,jo Hyjin,di vrasësi,
S’ka organe.Vetëm vrima të zeza.
Njolla gjaku për harta,sot atlasi,
Plot godina për varre,në varreza.

Me ty jam Tyrkije Xhumhurijeti,
E ke zemrën rrubullake,të fortë.
Themel me male.Dhe dragua,shteti.

Atdhe dy kontinental te kjo botë.
Sonetin tim për Ty e ke tek deti,
Solidarity with Turkey. Në Zot.

 

 

HAZRETI ADEM

 

“-Unë di atë që ju nuk e dini.”,-
Zoti për Njeriun e Parë thotë.
Dheu me grimca,veç nga drithërimi.
Në rrugët “ADN”,ti,një udhëtar.

A para po ec?A po shkron mbrapa?Ku?
Tregues krah.E zeza e së bardhës.
Njerëz,I Pari Njeri-Të Gjithë Ju,
Krejt,krejt,ju,dhe më I Fundit i radhës.

Zotit i takojnë të gjitha nderet,
Dëgjojeni zërin e bubullimës.
Porta qielli krijojnë ylberët.

Hazreti Adem dallon nga të tjerët,
Profet i dheut,i ujit,i frymës.
Në Kozmos pret e përcjellë, qysh herët.

 

 

HAVAJA, ALEJHA SELAM

 

Ja,Havaja,Alejha Selam,në ind.
Ja,dhe hëna brinjën formon nga malli.
Shlyen mëkatin e saj femra kur lind.
Gruaja- Prehja e burrit.Jo varri.

Për të premte dielli u pa mbi dhe.
Zoti burrin e krijon për të premte.
Dita e Kjametit.E premte.S’ka “Pse?”,
Tmerr.Se dhe gruan nuk e ke me vete.

Ja,gruaja Hava,Alejha Selam.
Nga gjinjtë e saj qumështi galaktik.
Femrën mos..!Veten bebe e bën haram.

Stereotip,skelet me kockat-frikë,
Kur s’duron.Thirr :”-Hava,Alejha Selam!”.
Ardhja e saj kudo.Është orbitë.

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s