Poezi nga Anduela Nallbati
Kur dashuria beson …
Të gjithë më flisnië e flisnin për ty .
Se ti ishe djalë i keq .
E s’ njhje kode e rregulla njerëzore.
Të gjithë më thonin mos i fol atij,
se është gjarpër e bën gjullurdi .
Të gjithë … e të gjithë…
papërjashtim më flisnin…,
se unë nuk duhet të të dashuroja ty.
Flisnin dhe ata që njihje
rrugaç si ky, s’ ka kjo gjithësi
të përçmonin e shanin pas shpine
e në sy mijëra lajka ngrinin për ty.
Më shikonin pranë teje gojë hapur
..më thonin sa shumë po gaboj
“Me këmbët e tua në strofullën e gjarprit po shkon.”
Po ai gjarpër që thonin ata,
për mua shembte botë e më shpallte princeshë.
Fjalë e fjalë, fjalë ereni
Ehh! Dashuria nuk njeh limit
Me gjarprin shkrirë në të ëmblat puthje .
Ndjerë si në ëndrra perëndish.
Thonin e thonin e s’ lodheshin kurrë .
Deri sa puthja shkrihej në buzë .
shenjë e përjetshme e dashurisë pafund.
më bëri të flija në të tijin gji .
Të ndaj një strofull me gjarprin marrëzi .
E unë pranë tij të flija qetësisht
E zemra të besojë rrahjet pakufi
E të çmendurës ndjenjë,
Dashuri!




























Leave a Reply