Poezi nga Beqir Binishi

 

Beqir binishi

Poezi nga Beqir Binishi

 

 

motrës

 

do ta heq kryqin
po deshe më thirr mik
armik më thirr
në varr e varrosa dhimbjen tënde
në kryq kam me kryqëzuar
mëkatin Havës
me të kthyer në parajsë.

 

 

trime

 

sa më thellë që hyn
më errtë do të jetë
të gjithë e gjakojmë
dritën në zemër të njeriut
si të dëshiron bjeri detit
deti ky mashtrues i madh.

 

 

 

shtegu si diell

 

shtegu i hapur nga ti
shndërrohet në diell
kur secili udhëtarë
kalon nëpër këtë shteg
duke e bërë e rrugën e vetë;

 

 

e arritur e madhe

 

feja më mësoi
të keqen ta mbuloi
të mbuluarën të mos shpaloi
të mos bëhem zëdhënës i së keqes
të mirën ta pasoj.

 

 

përballje

 

kur në sy të shikoj
unë nuk di çika ti ndjen
por e di çka unë dua
nuk kam ndjenja të përziera.

 

 

zhveshur ëndrrash

 

kur erdhe ashtu dritë
çka tu deshtë çarçafi
shtrihu jetë e ndriçuar
në shtratin e zëmrës
zhveshur ëndrrash
për agime me diell

rrëshqet vetiu dora
fushës së argjendtë që bie në prura
poshtë te kroi gonxhe e bërë gati me qel
mbuluar me gjeth vesuar me pika ndjerës
shkriftuar gatitur mu mbjellë

na mjafton ky çarçafi dashurie
ngjyrosur më lëng qershie
botës me ja mbyllë sytë
për agime me diell
zhveshur ëndrrash
e imja sy dritë.

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s