Poezi nga Mimoza Leskaj
Qiell dhe Ditar!
Hedh sytë mbi qiell
dhe ndiej se është një libër
ku kam shumë për të ditur
si e vogël dhe e rritur.
Mbaj në dorë me ëndje një ditar
plot ëndrra të mbyllura si në sirtar
ku relike të çmuara mban
në vitet që shkuan, dhe ato që janë.
Qielli dhe ditari këndojnë njëlloj
të dyja bashkë, njëlloj dashurojnë
njëra të fal mahnitjen nga lart
tjetra mrekullinë e një bote, mbart.
Qiell dhe Ditar ,Ditar dhe Qiell
njëra me tjetrën, ëmbël mblidhen
aty është mbledhur dhe bota ime
aty janë ëndrrat, aty janë dhe zgjimet!




























Leave a Reply