PJELLAT E TOKËS STËRGJYSHORE / Poezi nga Vullnet Mato

 

vullnet

Poezi nga Vullnet Mato

 

 

PJELLAT E TOKËS STËRGJYSHORE

 

Grua, na kanë ardhur kohë të vështira,
kur pjelloria më tej na zhyt në mjerim.
Ti je ndër femrat pjellore, më e mira,
qëndis beben, si yllin me vezullim…

Por tani që kinezët kanë lejuar dy,
ne vetëm një, e kemi plot e përplot.
Ta mbajmë si dritën brenda në sy,
me sqepin tonë ta ushqejmë si zog.

Dhe mezi do e ngremë të vetmin pallat,
derisa të bëhet, të paktën njëzet kate,
duke i lartuar muret pa tulla e pa llaç,
por me frymë e gjak pas çdo kafshate…

Pra, duhet stopim në testikuj e mitër jete,
mos ngjizim të tjerë pasardhës të dashur,
mos i lemë edhe ata varfanjak si veten,
mos i shohim të lotojnë me buzët plasur…

Përndryshe, këto pjella të tokës stërgjyshore,
mbeten pa punë, pa ngrënë dhe pa pronë,
nga lubia gllabëruese e taksave tatimore,
vrima e zezë, që thith pjellorinë e kohës sonë…

Vërtetë do mbetemi pa më të madhin gëzim,
që ka jeta, me një tufë vogëlushë përqark,
po s’kemi ç’bëjmë këto vite me dimërim,
kur e gjithë popullata po plaket pak nga pak…

 

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s