Poezi nga Teresinka Pereira
NËNA
Për një nënë,
djemtë dhe vajzat
mbeten fëmijë përgjithmonë,
sepse dashuria
s’ndryshon me kohën.
E pasur me ëndrra,
për të ardhmen e tyre të suksesshme,
përgjigjja që çdo nënë
ka në mendje për këmbënguljen e vet,
në pritjen e të ndodhurit,
është shpresa e pafundme.
NJË MAJI, DITA E PUNËTORËVE
VEPRA E POETIT E REALIZUAR!
Përshëndetje për punëtorët e fermave,
austronautët, profesorët, shkrimtarët,
muzikantët dhe mjekët,
piktorët, punëtorët e ndërtimit,
kujdestarët e fëmijëve, pastruesit,
punëtorët e postës dhe postierët,
njerëzit që grumbullojnë mbeturinat,
dhe ata që sjellin qumështin.
Përshëndetje për interpretuesit
në skenë dhe në ekran,
për punëtorët e kompjuterave, shkencëtarët,
punëtorët e marketingut dhe të tregtisë,
rojtarët e shtëpive, politikanëve,
pastruesit e rrugëve, infermierët,
trajnuesit e sportit.
Përshëndetje për të gjitha llojet e punëtorëve,
sepse ne varemi nga
puna e njëri – tjetrit.




























Leave a Reply