Nga tingujt e kitarës së Vaçe Zelës tek tendencat perëndimore në konceptualitet. ( Një vështrim mbi librat ” Klithma e një nëne” dhe ” Nga burgu i Spaçit drejt lirisë” të artistit Gëzim Çela) / Nga : Fatmir Minguli

Nga tingujt e kitarës së Vaçe Zelës tek tendencat perëndimore në konceptualitet.

 

( Një vështrim mbi librat ” Klithma e një nëne” dhe ” Nga burgu i Spaçit drejt lirisë” të artistit Gëzim Çela)

 

 

Fatmir-Minguli

Nga : Fatmir Minguli

 

 

Kur Shqiptarët mbas viteve ’90 preken demokracinë shumë intelektualëve u pëlqeu shprehja e Xhorxh Santanës që kish thënë ” një popull që harron historinë e vet, është i destinuar t’a përsërisë atë.”

Kane kaluar njezet e pese vjet që nga prekja e demokracisë dhe jo vetëm intelektualët druhen se ka filluar përsëritja.

Gëzim Çela ,një artist dhe një shqiptar i kulluar i ka dhuruar popullit të vet dy libra që trajtojnë pikërisht këtë drojtje. Libri ” Klithma e një nëne” si libër i parë është vetëm preludi i një libri të dytë e që titullohet ” Nga burgu i Spaçit drejt lirisë” dhe që është kimia e plotë e reaksioneve social -politike në tranzicionin absurd shqiptar.

Gëzim Çela ka vuajtur dhe kalvari i dhimbjeve të tij është edhe zinxhir i anktheve pa fund. Pa u ndalur në historikun e kalvarit dua të evidentoj disa probleme që kanë të bëjnë me artin dhe bindjet intelektuale të artistit Gëzim Çela.

Në qelinë e tij qëndronte e burgosur bashkë me të dhe kitara e Vaçe Zelës. Për këtë fakt flet vetë Gëzimi në librin e parë, flasin disa media vizive dhe të shkruara, por përveç interesantes, ka dhe një ngarkesë emocionale dhe filozofike. Kitara është një metaforë e cila përcjell artistikisht situatën e artit në Shqipërinë moniste, i lirë po i survejuar, i pranuueshëm nga zori kur artisti pëlqejej nga populli.

Në sinkron me këtë metaforë në librin e dytë të Gezim Çelës vinë idetë e tij pro oksidentit dhe iluminizmit. Në tregimet për gjuhët e huaja që mësoheshin në burgjet shqiptare, për revoltën e Spaçit ku u hoq ylli nga flamuri, për influencat e reformave të Kenedit e shumë të tjera lexuesi do të ndeshet me idetë e mirfillta të intelektualit të persekutuar.

Gëzim Çela spjegon me fakte humnerën ku ra Shqipëria me përkrahjen e sllavizmit dhe shkëputjen nga jeta perëndimore, jetë që shqiptarët e trashëgonin me shekuj të tërë. Prandaj ai në libër krijon triptikun e këtyre ideve ku marrin pjesë revolta e Spaçit, vdekja e Kenedit dhe muri i Berlinit. Revolta e Spaçit e treguar nga ai është modeli i përshkrimit të vërtetë, që nuk është trajtuar me kaq forcë. Ajo ishte lëvizja e parë antikomuniste në Shqipërinë komuniste, një ngjarje e pastër e pa truke. Ndërsa po me këtë forcë tregohet shumë mjeshtrisht ngjarja me atentatin që i bënë komunistët të jatit, prefektit të Tiranës. Me një parabolë të gjetur ai diskretiton logjikën e dënimeve me vend e pa vend. E kështu tregohet për realitetin e avionit amerikan në aeroportin e Rinasit, për situatat fallce të propagandës komuniste, etj.

Të burgosurit atëhere dinin më shumë se ata që ishin jashtë burgjeve, sidomos për politikën. Gëzim Çela flet hapur për mos heqjen dorë nga e kaluara kur duke filluar nga njerëzit e qeverisë,banalistët kryeqytetas e deri te punonjësit e thjeshtë që kanë  mbiemra te njerëzve të nomenklaturës ish komuniste. Kjo ndodh nga të dy krahët e politikës edhe te të majtët edhe te të djathtët.

Kjo e kaluar përsëritet dhe Gëzimi e tregon pa trillime por me jetën e tij. Por e quaj iluminist këtë artist dhe për një veti të shkëlqyer të karakterit të tij. Ai nuk bërtet, nuk shfaqet nëpër konkurse poetike apo të tjera me pelerinën e isht të burgosurit, as ligjëron nëpër televizone kohë e pa kohë.

Ai është aktiv në shtyp, ku shqetësimet e tij i shpreh hapur, kur i dhimbset urbanistika e Durrësit të dashur, kur Currilat masakrohen e  uji i detit mbushet me dhera, kur pronat e ligjëruara nuk i kthehen  pronarëve etj etj.

Si pasojë e tronditjeve të vazhdueshme që shpirti i tij ka pësuar ai realizon dhe dramën e bukur me personazhe realë me titull “Dramë me tre akte ( e jetuar) botuar në librin e dytë. Po me këtë tronditje Gëzim Çela përkthen tregimin “E dënuara ” të Ibanjezit me një focë të habitshme në një përshtatje perfekte në shqip.

Oksidenti dhe kultura e tij e ka mbrujtur artistin që në vitet e rinisë dhe së bashku me forcën iluministe e kanë forcuar në përballjet me gjyqet, njerëzit e këqinj, militantët injorantë të partisë dhe ndonëse vuajti mbi dy dekada qelive e gulagëve ai mbijetoi si njeri europian, larg manierave pansllaviste jugosllave, ruse apo greke. Ai i ka prekur të tre këto “pushtime”.

 

 

25908

Vaçe Zela

 

Prandaj tek shkruan për tingujt e kitarës së Vaçe Zelës, për nënën e dashur, për babanë e larguar, për shokët e mirë e për gjithçka tjetër jetësore, ai di dhe të falë me përjashtim të harresës së të kaluarës. Ajo e mundon dhe përsëri e trondit. Për marrjen e pronave që i takojnë të atit ish prefektit Mahmut Çela, ai  me mjeshtri të denja për teatrin absurd realizon shkrimin ” Hapja e dosjeve”.

Për Gëzim Çelën mund të shkruhet shumë por ai tashmë është një personazh i vërtetë. Hemingueji thotë: “Mos u rropatni të sajoni personazhe,  ata i keni përpara syve”.

Literatura

1-Gëzim Çela- Klithma e një nëne-Globus R- Tiranë, 2006

2-Gëzim Çela- Nga burgu i Spaçit drejt lirisë- DDS, 2010

3-Fatmir Minguli- Jo vetëm klithja e një nëne- gazeta”Bulevard” 27 qershor 2006

4-Fatmir Minguli- Mbi mësimin e gjuhëve të huaja gazeta “Bulevard” 28 gusht 2008

5- Ernest Heminguej- Dëborat e Kilimanxharos- Naim Frashëri, 1990

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s