Shtëpia Botuese “Milosao” falë bashkëpunimit të “Klubit të Krijuesve Jonianë” të Sarandës dhe “La Vallisa” – s të Barit, publikon antologjinë “Na bashkon një det”. / Nga Agim Mato

 

Shtëpia Botuese “Milosao” falë bashkëpunimit të  “Klubit të Krijuesve Jonianë” të Sarandës dhe “La Vallisa” – s të Barit, publikon antologjinë  ” Na bashkon një det”.

 

 

Agim Mato

Nga Agim Mato

 

Doli nga shtypi nga Shtëpia Botuese “Milosao” antologjia me poetë italianë të jugut të Italisë dhe poetë shqiptarë të jugut të Shqipërisë, përkatësisht një projekt i “Klubit të Krijuesve Jonianë” të Sarandës dhe “La Vallisa” – s të Barit, Itali e titulluar “Një det na bashkon” .

 

 

13512193_970244233095934_8666447986253846201_n

 Na bashkon një det

 

Antologjia përmban krijime të 24 poetëve nga të dyja anët, pra 12 italianë dhe 12 shqiptarë. Ajo që bie në sy ësthë fakti se është bërë një seleksionim cilësor, duke ua lënë në dorë përzgjedhjen vet autorëve. Nga pala italiane mund të përmendim Angela Giannelli, Anna Santoliquido, Daniele Giancane, Enrico Bagnato, Enrico Castrovilli, Filippo Silvestri, Gaetano Bucci, Gianni Antonio Palumbo, Giulia Poli Disanto, Marco De Santis, Nicola Accettura e Renato Greco të përkthyer në shqip nga Albana Aliaj dhe nga pjesa shqiptare Andrea Zarballa, Agim Mato, Bardhyl Maliqi, Dashamir Malo, Ilirian Zhupa, Irena Gjoni, Niko Kacalidha, Petrit Ruka, Sulejman Mato, Timo Mërkuri, Vasil Klironomi dhe Zimo Krutaj. Për secilin autor është lënë një hapësirë prej 6 faqe përfaqësimi, për t’i shfrytëzuar për prezantimin sa më dinjitoz të tij. Kjo ka sjellë një lëndë të bollëshme për të patur mundësinë e ravijëzimit të portretit krijues të secilit. Pas këtij botimi në shqip do të botohet në Itali po e njëjta lëndë dhe po të njëjtët autorë në gjuhën italiane. Libri ka 156 faqe dhe kushton 650 lekë.

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s