ZONJA-DELFIN DHE VAJZA ME NISHAN / Tregim nga Sotir ATHANASI

 

 

  ZONJA-DELFIN  DHE VAJZA ME NISHAN

   

sotir athaasiu

Tregim nga  Sotir ATHANASI

 

( Ky tregim është shkruar për t’u paraqitur në garën e radhës ku fitohet vetëm një buqetë lule )

 

 

Atë buzëmbrëmjeje në Livanates deti ishte mjaft i qetë. Mbase  donte të shpëlodhej nga zhurmat e banjëzuesve, ndaj edhe sikur mezi priste të përfundonin dëfrimet disa të rinj që, tek-tuk, s’ngopeshin ende në zbavitjet e tyre.

Në breg, ca fëmijë kënaqësinë e kishin të ngacmonin kandilët e detit që, për çudi megjithë pastrimin, aty-këtu, syri të kapte sërish të tilla.

Veç tyre, binte në sy edhe ai gjysëm harku metalik me tri këmbë, si të qe një “Π”-Ι greke, me të cilën ecte  një mesogrua. Ajo zbriste nga dhoma e saj e shoqëruar nga një ri rreth të tridhjetave për të ardhur buzë detit  dhe si e linte aty, futej në ujë. Kërkush nuk kishte kërshërinë të shihte se si dhe ku notonte. Shfaqja e saj dukej vetëm në hyrjen dhe daljen nga uji; invaliditeti tek ajo, ndonëse tejet i dukshëm, shpërfillej thuajse nga të gjithë.

Veçse kjo ngjante e tillë vetëm javën e parë. Të dytën, të gjithë e morën vesh se dëshira e saj qe të lahej e mënjanuar, madje në një cak tejet të largët, gjë që e respektonte me fanatizëm.

Në rërë, kishte plot çifte që shëtisin, pjesa më  e madhe me shapka që lagnin këmbët ose luanin me dallgën si të donin t’i kthenin buqëqeshjen këtij deti bujar në shenjë falenderimi.

Gjithçka fliste për një mbrëmje që po zbriste butë, ëmbël e ngazëllenjëse, po të përjashtojmë tingujt  e një klarinetisti që luante në botën e vet një melodi tejet të trishtuar.

Mua, tek sodisja këtë peizazh, më dukej mbrapshtësi përhapja e atyre tingujve. Si kolona zanore që jemi mësuar të shoqërojë interpretimin e aktorëve në një film dramatik. Po. Se ajo gërvimë, angullimëa kudi unë se çfarë tjetër, s’kisha se si të mos e merrja si një uverturë që përgatiste, me gjasë, një piskamë. Mbase jo  morti, por thirrje për kushtrim, ato jone dridhëruese të nisura në fillim si rënkime e pastaj të kthyera  në britma, ndihmë, patjetër që duhet të kërkonin.

S’e kisha shpënë deri në fund arsyetimin mbi këtë parandjenjë, kur nga deti erdhën thirrje për shpëtim. Rrezikohej një jetë.

– O Zot, – tha dikush pranë bregut dhe sa hap e byll sytë, një djalë i ri me pantallona të shkurtëra plazhi, u turr me vrapë drejt detit.

– Pas asaj kukuvajka luajtur me atë klarinën ndjellakeqe, – tha dikush tjetër, – sigurisht që s’pritej hare, por mos e ço , o Zot të keqen deri në mort! Boll pranë zgripit e ndolli fryma e atij klarinetisti.

– Nuk është mirë të bëjmë me faj lajmëtarin, – foli një  tjetër.

– Lajmëtarin po,  por jo ndjellësin e fatkeqësisë, – ia  priti një grua.

Ndërkaq deti u mbush me njerëz si të ishin ushtarë dhe t’i kishte thirrur në alarm borrizanti.

Dëndësia e njerzve, në mos e bënte tërësisht të errët pamjen e turbullonte keqas kjartësinë e saj.

Nga ana tjetër, jo gjithaq lëvizjet,  se sa paniku I njerëzve e bënte moskuptuese ngjarjen dhe e vishnin me mister atë.

Gjithsesi, ne që ishim në rërë dëgjonim të kthyerit e parë të thonin:

– Ai trupmadh,  nuk e ndihmoi edhe pse qe më afër asaj. Ndërsa, një  gruaja si të qe delfin u turr dhe e ia hoqi nga krahët Perëndisë.

– Nga thonjtë e vdekjes, nuk thua?

– Shpatullat me zemrën nuk janë motra. Zemra e asaj gruaje ishte më e madhe se shpatullat e atij burri për të cilin bëtë fjalë aty më parë, ju, zotni.

Kjo dytrajtësi e shtrimit të problemit, fliste edhe për dyformësi të paraqitjes së tij dhe grekët shquhen për të tilla.

Më në fund, u mua vesh se e rrezikuara ishte një e re, madje tepër e re. Ajo, sëpari  e kishte kërkuar vetë mbytjen dhe se më pas, kur kishte gëlltitur një gllënjkë, në të dytën, qe penduar, si për t’i dhënë kohë gruas-delfin t’i jepte ndihmën dhe t’a shpëtonte.

. Ajo e shoqëroi deri tek cektësia VAJZËN, ku e mori para duarve një I ri: Brun, me farforita të mëdha dhe pak mustaqe mbi buzë. Ky, me një vrapim atleti, punë sekondash e vendosi në rërë.

Nga mënyra e veprimeve, por më shumë nga ëmbëlsia me të cilën i kryente ato, linin të kuptohej se: në mos qe i dashuri i saj, tejet i afërt,  duhet mepatjetër, të ishte.

Një nga gratë e shumta të grumbulluara në breg, ( siç doli më vonë, qe punonjëse e mjekësisë ) u mor me vajzën dhe s’e pati të vështirë t’ia nxirrte ujin e gëlltitur dhe t’a risillte në jetë.

Vajza, më në fund u ngrijt më këmbë. Portretin e saj e bënte edhe më të verdha,  ndriçimi neon, ashtu siç ia theksonte edhe më tepër një nishan në faqe.

Njerëzia duartrokiste dhe përgëzonte djalin. Por ky sqaronte se nuk e kishte shpëtuar ai dhe do t’i befasonte kur iu tha se shpëtimtarja ishte GRUAJA-DELFIN, të cilën e mbanin dy të rinj prej krahu derisa një i tretë të sillte harkun me tri këmbë që e kishte ngulur në rërë. Por ai hark, tanimë nuk I shërbente asaj.

GRUAJA-DELFIN  pas kësaj,  këmbët thuajse nuk I ndjente se ishin të sajat. Urdhërimin gjithashtu. Madje, ajo mezi mbante drejtpeshim.

Harkun metalik e mori një djalë dhe dy të tjerë  zonjën përpara duarve të bëra si karike,  për t’a shpënë te ambulanca e urgjencës.

Harku metalik, nën dritat neon ngjasonte me një brerore dhe portreti I GRUAS-DELFIN  si të qe Hynia e Detit.

Çuditërisht, klarinetisti I largët kishte marrë një melodi të gëzuar e optimiste për jetën. Dhe eja mos beso pastaj për bestytni! Po ç’them edhe unë. Jeta është e bukur! Jetojeni atë,  miqt e mi!

Në lajmet e orës së fundit, televizioni kombëtar njoftonte se shpëtimtarja e së resë së aksidentuar, paskish qënë ish kampionia e notit në rininë e vet. Me një  paralizë të pjesëshme dhe pas kësaj, mjekët thonin se sforcim I beftë e rezikente të mbetej plotësisht e paralizuar nga të dy këmbët. Por ajo shpëtoi një vajzë të re të cilën, për shkak të largësisë dhe hijeve të ngrysjes,  nuk e dinte që kishte qënë VAJZA e saj.

Thirrja e të parëve, ajo e  NËNËS e ktheu atë në DELFIN.

Atë mbrëmje, e zonja e bujtinës, kur shkuam për të darkuar, na spjegoi se ngjarja, nuk ishte, të themi, ashtu e shkëputur. Një grindje e rëndomtë dashurie me të dashurin e saj, tanimë të penduar, e kishte shpënë drejt mbytjes,  VAJZËN ME NISHAN.

– Djaloshi Brun, me farforita të mëdha dhe pak mustaqe mbi buzë, mos ishte I dashuri? – pyeti dikush.

E zonja e bujtinës pohoi me krye padashur të japi më shumë sqarim. Por edhe s’qe e domosdoshme. U mjaftua me shprehjen:

– Pendimi është I dukshëm.

– Pendimi ia kalon për nga shpejtësia zararit,  – tha dikush.

– Ai nuk do të vlente në qoftëse zarar do të qe bërë. Tani dashuria merr një hov të ri.

Pas pesë vitesh, ja ku jemi sërish në plazhin e parapëlqyer të Livanates. Të etur për t’u zhytur në ujin e detit që mëngjesin e parë, zbritëm nga hoteli dhe lamë peshqirët mbi  tendë,

Banjëzuesit meraklinj  të mëngjesit po dilnin nga zhytja e parë.

Në buzëdet,  ngulur pranë valës sytë na zunë harkun metalik me tri këmbë, ose “Π”-në greke.  Aty pranë, një vogëlushe tri a katër vjeç dhe e ëma e saj fare e re që s’guxonte të lagte këmbët nga të rënqethurat e ndryshimit të temperaturës. Ajo nxiste me siguri të bijën duke I thënë:

– Elpidha, ja gjyshja po na I bën me shenjë! Është ajo që e mban për dore babi. Nuk e sheh?

Kur u afrua në breg, unë njoha GRUAN-DELFIN. Nuk e kishim aspak të vështirë që sëbashku me time shoqe, të kuptonim se njerui përkrah saj, ishte dhëndëri Ι saj. Djaloshi brun me farforita të mëdha dhe pak mustaqe mbi buzë.

Në rërë e bija e GRUAS-DELFIN, qe VAJZA ME NISHAN në faqe dhe fëmijën e saj Elpidha,  që në shqip, do të thotë: Shpresa.

Drama e asaj dite pesë vjet më parë, kishte rrezikuar mbase, edhe ardhjen në jetë të kësaj vogëlushe që si flutur iu ngjit në gjoksin e gjyshes së saj, të asaj  ZONJE që unë e kam quajtur: GRUAJA-DELFIN.

Në mars, ditën e caktuar për nënat, këtë tregim do t’a paraqes në tavolinën e shkrimtarëve  me buqetën e luleve në mes. Shpresën  të jem një nga mëtuesit të orkidës e kam. T’a fitoj a po jo, kjo varet nga trapeza. Besoj  që dy nga pjesëmarsit  të mos e vlerësojnë nga gradiacioni I alkoolit!  Përkundrazi.Të marrin në analizë: marrëzinë e VAJZËS ME NISHAN  dhe sakrificën tashmë, të. . . ,  ZONJËS-DELFIN

 

 

SOTIR ATHANASI

Athinë,  16 Shkurt 2016!

 

 

One thought on “ZONJA-DELFIN DHE VAJZA ME NISHAN / Tregim nga Sotir ATHANASI

  1. Tregim shum Domethenes ,nje aspekte gjej nje fundejete tek nje grua e moshuar qe shpirti i saj ishte i foste edhe nese trupi e kishte leshuar dhe mbahej me shtilla.shpetimtarja qe ishte e ema e viktimes ishte nje nen qe kishte qendruar larg familjes e qe nuk njiheshin mese veti ,qofte ajo ndarje nga karriera e nenes apo nga dashurija e vajzes qe ndoshta prinderit e saj nuk dota ken akzetuar nje lidhje me vajzen e tyre .Sido qe te jete nje momente jete ika takuar qe prap nena te fal gjitha gabimet te bijes e te ja fal edhe njeher nje jete te re ,ngaqe nga ketu mundemi te kuptojme se prap nje familje me nje lidhje edhe mete ngushte dhe me meshum dashuri dote vazhdonin nje jete qe edhe nese dikur kishte nje boshllok vakum ,tani me pote ju kthejne diteve te lumtura.
    Nga zarije Bajrami Kacanik

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s