RRËNJËT E HUMANIZMIT NË KABALA / Shkëputur nga libri:” Rendi i ri botëror” i Prof. Eroll Velija.

 

RRËNJËT E HUMANIZMIT NË KABALA

 

 

eroll veliu

Shkëputur nga libri:” Rendi i ri botëror” i  Prof. Eroll Velija.

 

Kemi parë se Kabala është doktrinë që daton që nga koha e Egjiptit të vjetër, dhe ka hyrë në fé duke e ndotur atë që Zoti ua pat shpallur izraelitëve. Gjithashtu kemi parë se në bazën e saj qëndron në mënyrën e gabuar e kuptimit ku konsiderohet qenia njerëzore si qenie jo e krijuar edhepse konsiderohen si krijesa hyjnore që kanë ekzistuar përjetësisht humanizmi në Europë ka hyrë nga ky burim. Besimi i krishterë ishte i bazuar në ekzistimin e Zotit, dhe besimin se njerëzit ishin shërbëtorë të varur nga Ai dhe të krijuar nga Ai. Por me përhapjen e traditës së Tamplierëve përgjatë Europës, Kabala filloi që të tërheq një numër të filozofëve. Kështu, në shek. e 15-të, rryma e humanizmit filloi që të le shenjë të pashlyer në botën ideore europiane.

 

Siç ka treguar historiani nga Universiteti i Vatikanit Malachi Martin, ekziston mardhënie e ngushtë në mes të zhvillimit të humanizmit në Europë dhe Kabalas ….

Kjo lidhshmëri mes humanizmit dhe Kabalës ka qenë e theksuar në disa burime. Njëra ndër burimet është libri i autorit të famshëm Malachi Martin, “Çelësat e këtij gjaku” (The Keys of This Blood). Martini është profesor i historisë në Institutin e Biblës Papnore të Vatikanit. Ai thotë se ndikimi i Kabalas mund të vërehet shumë qartë në mesin e humanistëve.Në këtë ambient të pazakonshëm të paqartësisë dhe sfidës që erdhi për të shënjuar Italinë në Renesansën e hershme, aty u lind një rrjet e shoqatave të humanistëve me aspirata që t’i shmangeshin kontrollit të përgjithshëm nga ky rend i themeluar. Aspiratat e transmetuara në këtë mënyrë, këto shoqata ekzistonin që të mbrojnë fshehtësitë, së paku në fillim. Por pavarsisht nga natyra e fshehtë e tyre, këto grupe humanistësh dalloheshin nga dy karakteristika tjera kryesore.

Në fillim ata ndjenin neveri ndaj interpretimit tradicional të Biblës siç pohonin autoritetet civile dhe klerike, dhe kundër mendimeve filozofike dhe teologjike nga Kisha për jetën politike dhe qytetare.Nuk është për t’u befasuar se pas kësaj armiqësie, këto shoqata kishin konceptin e tyre të porosisë origjinale në Bibël dhe në shpalljen e Zotit. Ata kapeshin pas asaj që ata e konsideronin të jetë një trup ultra sekret i njohurisë, një “gnos”, që ata e bazuan një pjesë nga linjat filozofike dhe okultiste me prejardhje nga Afrika Veriore- e veçanrisht nga Egjipti- dhe një pjesë nga Kabala e çifutëve…

Humanistët italianë ndryshuan idenë e Kabalas gati sa nuk përngjante fare në të. Ata rindërtuan konceptin e “gnosë” dhe e transferuan krejtësisht në nivelin e kësaj fjale. “Gnosi” i veçantë që ata kërkonin ishin njohuri e fshehtë se si të zotërohen forcat e errëta të natyrës për qëllime socio- politike. [1] Shkurtimisht, shoqatat humaniste të formuara atë kohë dëshironin që të zëvendësonin kulturën katolike europiane me një kulturë që i kishte rrënjët në Kabala. Ata synonin që të bënin ndryshime socio-politike. Është interesante se përveç Kabalas, në burim të kësaj kulture të re ishin doktrinat nga Egjipti i vjetër. Profesori Martin shkruan: Nismëtarët e këtyre shoqatave të hershme humaniste ishin të devotshmit e Forcës së Madhe-Arkitektit të Madh të Gjithësisë- që u përfaqësonin nën formën e Tetragramatonit të Shenjtë YHWH… (humanistët) huazuan simbolet tjera-Piramidën dhe Syrin Gjithëpamës- kryesisht nga Egjipti. [2]

 

SYRI DHE PIRAMIDA

 

Në mesin e simboleve më të rëndësishme masonike është piramida me një sy brenda në trekëndësh. Piramida në banknotën e SHBA (majtas) është piramida e Keopsit. Syri është simbol i shpeshtë në gravurat nga Egjipti i vjetër(poshtë).

Është mjaft interesant se humanistët përdorin konceptin e “Arkitektit të Madh të gjithësisë”, si shprehje që edhe sot përdoret tek masonët. Kjo tregon se duhet të ketë lidhshmëri mes humanistëve dhe masonëve. Profesori Martin shkruan:Në klimat tjera veriore, në ndërkohë, një shoqatë shumë më e rëndësishme zën vend, me humanistët. Një shoqatë që askush nuk e ka pritur.

Në vitet 1300, gjatë kohës kur shoqatat kabaliste-humaniste ishin në fillimin e tyre që të gjejnë orientimin e tyre, ata ekzistonin edhe më herët-në Angli, Skoci dhe Francë- shoqëri esnafe mesjetare… Askush në vitet 1300 nuk kishte parashikuar një shkrirje të tillë mendimesh mes esnafeve të masonëve dhe humanistëve italianë…

Masoneria e re ndryshon nga aleanca me klerin e krishterë romak. Dhe sërish, sikurse për humanistët okultë italian, sekreti i garantuar nga tradita e llozhës ishte qenësor në këto rrethana. Këto dy grupacione kishin më tepër të përbashkët sesa sekreti, megjithatë nga shkrimet dhe të dhënat e Masonerisë teorike është qartë se dogma qendrore fetare shndërrohet në një besim në Arkitektin e Madh të Gjithësisë-një figurë e njohur nga ndikimi i humanistëve italianë… Arkitekti i Madh ishte i brendshëm dhe esencial i një pjesë të kosmosit material, një produkt i mendjes së “ndritur” Nuk kishte bazë konceptuale me të cilin një besim mund të pajtohej me krishterizmin. Për prehjen e rrugës së ideve siç janë: mëkati, ferri për dënim dhe parajsa për shpërblim dhe Vetëmohimi i përhershëm i meshës, shenjëtorët dhe engjujt, prifti dhe papa. [3] Shkurt, në Europë, në shek. e 14-të, një organizatë humaniste dhe masonike u lind derisa rrënjët i kishte në Kabala. Kjo organizatë nuk përfillte Zotin, ashtu siç bënin çifutët, të krishterët dhe muslimanët; si Krijues dhe Sundues i tërë gjithësisë dhe i vetmi Zot i njerëzimit. Përkundër kësaj, ata përdornin konceptet si “Arkitekti i Madh i Gjithësisë”, që ata pranuan dhe të qenurit “pjesë e gjithësisë materialiste”. Me fjalë të tjera, kjo organizatë sekrete që u paraqit në Europën e shek. të 14-të, mohoi Zotin, por nën konceptin e “Arkitektit të Madh të Gjithësisë” pranoi universin si një gjë hyjnore. Autorit turk Selami Isindag, ka botuar librin ”Inspirimet nga masonët” (Masonluktan Esinmeleler). Qëllimi i këtij libri është që t’i trajnoj masonët e rinj. Sa i përket besimit masonist në “Arkitektin e Madh të Gjithësisë”, ai thotë: Masoneria nuk është ateiste. Por koncepti i Zotit që ata kanë adoptuar ndryshon nga ajo fetare. Zoti i Masonerisë është një princip i lavdëruar. Është në kulm të evolucionit. Me kritikën ndaj qenies sonë të brendshme, duke njohur vetveten dhe duke ecur me maturi në rrugën e shkencës, intelegjencës dhe virtytit, mund të zvoglohet këndvështrimi mes tij dhe nesh. Nuk është i personifikuar. Nuk është menduar udhërrëfyes i natyrës apo njerëzimit. Është arkitekt i madh që punoi gjithësinë, njësinë si dhe harmoninë e saj. Kjo është totali i të gjitha krijesave, fuqi totale që përfshinë çdo gjë, bile edhe  energjinë. Pavarsisht nga e tëra kjo, nuk mund të pranohet se është fillimi… ky është një mister i madh.[4] Në librin e njejtë, është e qartë se kur masonët flasin për “Arkitektin e Madh” ata mendojnë në natyrën, apo, ata e adhurojnë natyrën: Ndryshe nga natyra nuk mund të jetë ndonjë fuqi që është përgjegjëse për mendimet tona dhe veprat tona… Principet dhe doktrinat e Masonerisë janë fakte shkencore të bazuara në shkencë dhe intelegjencë. Zoti është evolucioni. Element i Tij është fuqia e natyrës. Në këtë mënyrë realiteti absolut është vet evolucioni dhe energjia përreth saj.[5] Revista “Mimar Sinan”, organizatë botuese ekskluzivisht për frankmasonët turq, gjithashtu shprehet për filozofinë e njejtë masonike“Arkitekti i Madh i Gjithësisë” është me afinitet në drejtim të amshimit. Është një derë për në përjetësi. Për ne, ky është shtegu. Ky kërkon një hulumtim të vazhdueshëm për synimin e përsosmërisë në përjetësi. Ai krijon largësinë mes çastit të tanishëm dhe mendimit masonist, apo vetëdijës. Ky është besimi i masonëve kur thonë:

“Ne besomjë absolutisht në Zot, ne nuk në pranojmë ateistë radhët tona”.Nuk është Zoti ai që masonët adhurojnë, por konceptet natyraliste dhe humaniste si natyra, evolucioni dhe humanizmi i hyjnizuar me filozofinë e tyre. Nëse hedhim një shikim të shkurtë në literaturën masonike, mund të shohim se kjo organizatë nuk është më tepër se humanizëm i organizuar, si dhe të identifikojmë se qëllimi i saj është krijimi i një rendi ateist dhe humanist në tërë botën. Këto ide kishin lindur në mesin e humanistëve europian të shek. të 14-të; e që edhe sot masonët ende i propozojnë dhe i mbrojnë.

 

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s