Poezi nga Demush Mehmeti Dema

demush

Poezi nga Demush Mehmeti Dema

 

 

BUZËQESHJËN TËNDE E DUA

 

E dua ëndrrën time të gjendjes zgjuar

Ëndrrën e gjendjes fjetur ëndërr unë nuk e quaj

Atëherë kur s’ di për veten jo nuk jam unë

Dua një sy gjumë, që ma qetëson shpirtin e trazuar

Me gjithë atë ninullë që ma këndoi nëna dikur

Buzëqeshjen tënde e dua, kapuçin e kokës ma luan.

 

 

 

LE TË MË MBETET KOPIL NË DERË

 

Për këtë timen valë si me gjetë të munguarën fjalë

Ta nxjerri fjalën time të ngatërruar në gushë

Fjalën e zjarrët për fushë të ma shprushë gjithë këtë prush

Ta zbraz timen barrë ngarkuar vetë në vetën e parë

Fjala le të dalë, kjo muza ime e mbarsur le të vjellë

Fjalë e dashuris së vlerë le të më mbetet kopil në derë!

 

 

 

EDHE SOT

 

Dikund edhe sot mundet të shuhet një yll

Dikund tjetër krejt lehtë e thjesht një yll i ri rilind

Dita e mbarsur nga re e errët mund të ikë

Por dhe një tjetër ditë e sëmurë mundet të na vijë

Vjen me zymtësinë që pllakos, pshtjellimë që vret

Ndjenjë e pështirë kjo, rend, rëndon medet

Mundet me ardhë dhe një ditë krejt e kthjellët

Vjen me rreze shkëlqyese shpërdar qiellit të blertë !

 

 

 

PËR MOS TU VYSHKUR KURRË

 

Ti më dhuron gjak shtatit të mekur që për ty e ruaj

Të më dhurosh më shumë dashuri boll s’ bëhet kurrë

Më dhuro, se prapë do ja kthej zemrës sate

Asaj zemre që këtë zemrën time krejt ma marrë

Ma dhuro freskinë  e afshit tënd për mos tu vyshkur kurrë.

 

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s