Poezi nga Delo Isufi

delo isufi

Poezi nga Delo Isufi

 

 

FTESA

 

Një natë atë pranverë,
Mbi ne hëna ndriçonte,
Fjala ime si përherë,
Për në qiell atë e ftonte.

Jo, -më tha, unë kam frikë,
Ndoshta udhën ti s’e di,
Ndoshta dhe na bënë pritë,
Ndonjë alien në kaltërsi.

Ajo dukej shumë e lumtur,
Sytë e Saj unë i lexoja,
Kërkonte një fjalë të bukur,
Nuk munda që t’ia thoja.

 

Delo Isufi, nga vëllimi “Magjia e syve” viti 1998

 

 

 

KUR BINTE SHI

 

Sa herë shiu mbi ne binte,
Ai s’na njomte, si për çudi,
Ajo me vete zjarrin sillte,
Dhe e thante çdo pike shi.

 

Delo Isufi, botuar ne librin “Lulet e zemrës”

 

 

 

SI UJTË E DETIT

 

Në barazi të plotë i dua shokët,
Të bukura e lozonjare shoqet të jenë,
Si ujtë e detit t’i derdhi lotët,
E bukura që do m’ përcjell’ në Ferr.

 

Delo Isufi, botuar ne librin “Lulet e zemrës”

 

 

 

NDOSHTA

 

Sa net kalova unë pa gjumë,
Sa vargje Ty të kam shkruar,
Ndoshta Ti më doje shumë,
Ndoshta unë s’të kam kuptuar.

 

Delo Isufi, botuar ne librin “Lulet e zemrës”

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s