Dëmshori i harruar / Poezi nga ( Hamdi ) Erjon Muça

 

-erjon_muca_549317221

Poezi nga  ( Hamdi ) Erjon Muça

 

 

58

 
Dëmshori i harruar

 
Jam një shpirt i humbur,
nga vëllezerit vrarë.
Më morën jetën si të isha djall,
kufomën,
ma tërhoqën zvarrë.

Nuk më vrau as greku,
as shkjau barbar.
Ai që ma mori jetën,
(plot mllef e urrejtje)
ishte,(është),
si unë shqiptar.

Shtatëmbëdhjet vejt mbi supe,
e ca më shumë i kisha.
Po as kjo nuk i ndali,
ata njerez,
ato bisha.

Doja të isha i lirë,
ashtu si zoti na krijoi.
Doja të largohesha nga zgjedha,
me të cilën një djall,
(Për shumë vite),
na rrethoi.

Eca këmbësbathur,
rrobe rreckosur.
Nuk më ndali as,
balta e as ftohti,
ndonese shuaj gjakosur.

Isha fare pranë lirisë,
të asajë që shumë dëshirova.
Po ndjeva nje dhimbje,
pas koke,
ps zhurmën e armës nuk dëgjova.

Më lanë pa varr,
(në një hendek)
më groposën ndër male.
Nënës dhe tim eti nuk i dhanë mundësinë,
(të paktën një herë në vit)
mbi trupin tim,
të vendosnin lule.

Ju më patë sy çakërdisur,
si pula u tmerruat.
Po shumë shpejt si gjela deti,
vdekjen,( kufomën time),
e harruat.

E ndjej veten një hero,
i të madhërishmes liri dëshmor.
Po më dhemb kur shoh vrasësit e mi,
që të asaj të bekuare,
janë bërë tutor.

Ju i duartrokisni,
si të ishin perëndi i aklamoni.
Po që deri në brryle,
me gjakun tim i kanë të përlyera duart.
këtë, tashmë as që e kujtoni.

 

 

59

 

Shikoje pak atë burrë!
atë që ecën me kokën varur,
me shpirtin vrarë.
Ja pllakat e bulevardit,
po i numëron mbarë e mbarë.

Mos qesh si idiot,
se është për të qarë.
Nuk e lindi natyra ashtu,
atë e bënë njerëzit,
të marrë.

Si!
Ja ta them unë or mik i mirë.
Megjithëse të tregosh,
histori të tilla,
është mjaft e vështirë.

Ish i ri,
mjaft për ta menduar mirë.
Gati për të rrezikuar,
gjithçka,
veç për të qenë i lirë.

E njihtë lirinë,
nga librat e kish mësuar.
E kupton mjaft mirë,
që në liri( për as një çast),
nuk kish jetuar.

Si sonambul që në errësirë ecën,
kërkoi arratinë.
Njerëzit e afërt e tradhëtuan,
dhe horrat,
e mbyllën në çmendinë.

Mbi trupin e tij,
eksperimente kryen.
Nga njëri të zgjuar,
në një të marrë,
e kthyen.

Kush!
Për tu shpjeguar,
kjo nuk është e vështirë.
Mjafton që fytyrat,
e atyre që komnadojnë sot,
t’i vështrosh mirë.

Jo nuk qenë ata,
ata janë tepër të ri.
Qenë baballarët tyre.
që njerëzve si ky që sheh tani,
u hoqën çdo mundësi.

Ja ku është paradoksi i demokracisë.
njeriu që e vujati mbi lëkurëne vet,
çmimin e lirsë.
Sot pret dashamirësi,
nga fëmijët e dënuesve të tij.

 

 

60

 

Një plak qëndron ulur,
tek porta e shtëpisë së vet
në rrugën ku unë shkoj çdo ditë.
E ka vështrimin e humbur në hapsirë.
në sytë e tij të kaltër
gjysëm të veshur nga vitet,
nuk e ka atë të jetëshmen dritë.

Ka shprehinë e një qenje të lodhur,
një njeriu që veç për inat jeton.
Të atyre njerëzve që e mëshirojnë,
mëshirë hipokrite,
që tallëse i tingëllon.

Tashmë nuk i bën më përshtypje,
se çfarë njerëzimit (ose atij vetë)
nesër do t’i ngjasë.
Ka kaluar aq të këqia në jetë,
sa që fati i keq,
nuk ka më në ç’ta godasë.

E ndjen se nuk ka më forcë për të luftuar,
për ata që me skllavërinë u dashuruan.
Kur ishte i ri e provoi
dhe vetë skllevërit,
nga bankat e universitetit,
në minjerat e kromit e dërguan.

Kaloi të gjithë rininë,
si një kafshë duke u rropatur.
Nuk pranoi kurrë,
as me të shtrenjten liri,
të ndryshonte bindjen që kish pasur.

Ju larguan të gjithë,
si të ishte murtajë.
Nuk i lanë as mundësi,
që familje të krijojë.

Tani që është plak,
pa atë ngazëllimin rinor,
por me urtësi.
E kupton mjaft,
sa i pa pjekur u tregua kur ishte i ri.
Kërkoi të ishtë një krisht,
e harroi se ç’i ngjau krishtit.
Madje edhe vetë krishti të ishte kthyer,
mjerëzit do ta kryqëzonin përsëri.

Sot ata që kryqëzuan krisht moderrn,
kanë vujtur një dënim.
U është dashur të lodhen shumë,
për të përpiluar kushtetutën,
e ksajë të ëmble,
tonës demokraci.

 

(Hamdi) Erjon Muça
28-07-2013 ora 22:10

 

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s