Poezi nga Marjeta Shatro

10309512_788556414517650_4258646343985521526_n

Poezi nga Marjeta Shatro

 

 

Ti je muza ime!

 

Çdo mbrëmje kur yjet feksin në Kumtër

lehtë më puth qepallat

dhe herët në agim

më zgjon me frymëzim.

Të ndjej kur afrohesh,

Por edhe kur largohesh lehtas nga unë .

Prania jote më jep forcë,

Kurse mungesa më mbush trishtim.

Të përgjërohem me përulësi,

Asnjëherë mos më braktis,

Kam nevojë për ty!

Je ëngjëlli im frymëzues

Muza e qiejve në perëndim!

 

 

 

***

 

Të duash dhe të vuash!

Të vuash pa keqardhje!

Të duash dhe të të duan!

Të duash dhe të falësh,

Të falësh dhe të lutesh!

Të japësh dhe të të japin!

Dashurinë e gjithë kësaj bote.

 

Jam shpirt i së vërtetës!

 

 

 

Vendlindjes time

 

Oh! Sot jam e lirë!

Si një zog fluturoj vendlindjes sime

Në  ajrin e lëndinave

Kundërmimin e çajit,

Sherebelës dhe rigonit.

Krojeve që gurgullojnë të ftohtin ujë

Rend e lirë me vështrimin tej në horizont.

E me zë të fuqishëm thërras:

Të dua natyrë e vendlindjes sime!

Ti më zgjat krahët që të përpij retë

Ti më zhyt honesh e  përherë më ringre frone perëndish .

 

 

 

***

 

Ditët largohen një nga një,

Përhumbur si fletët e ditarit

Të zverdhura fletët e jetës

Veç melankolia shkruar mbi të!

 

Janë ditë të kohës pa kthim,

Ditë të këputura si gjethet në vjeshtë

Fshirë nga memoria e kohës trazim

Mbetur telajos jetë, kutim.

 

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s