Poezi nga Teuta Osmani

11425435_477220719103073_8019725817614495408_n
Poezi nga Teuta Osmani
 

 

 

NË SY

 

Më ra në sy rrugës tek po ecja

një lëndinë e bukur ,shtruar me lule te çelura

ngjyra ngjyra m’u duk’ jeta

dhe thash ,si bluza që kam veshur ,sa u çelkam.

 

Dhe në mëndje më erdhën vitet e fëmijërisë

ku rrugëve e xhadeve ,anës kishim blerim

atëherë mblidhnim lule dele ,lule bore,

lule kuqe ,lule vjollce,lule gojëujku,lule manushaqe..,

Eh sa shumë ,sa shumë ,i kishim edhe si varëse.

 

Më kujtohet aroma e tyre

ku si thëllënze malesh vetja më dukesh

tek loznim mbi barin e njomë,

zbathur e rendeshim me vrap me hov.

 

Nostalgji është tani për mua

kur vitet ikën ,ikën dhe ato me mua

dhe tani në këtë vend të huaj

gjithçka më vezullon mbi fytyrën time zbukuruar

 

Seç ndjej kur eci mbi lule

kur përballë më ra në sy një zanë e ardhur kastile

më mori me vete në mendime

tek ecja me hapa të shpejt për në shtëpinë time.

 

Aty dhe pak më gjatë,një monument ,një shatërvanë më lagu si gjeth’

shtëpijat e vogla me tulla të kuqe

çatit me kënde dhe me ballkone me lule

rrugica të shtruara me pllaka mozaike

anës gardë me barë si moketë i shtruar jeshile.

 

Plkturova në mendjen time

këtë ikonë që më ndjek udhëve.

Është jetike të besosh ,të ëndërrosh ,të përjetosh çaste ,momente ,të ligjshme

si rruga që të çon drejtë udhëzimeve…

 

 

 

E VESHUR !

 

Këtu është ora 9:00 e darkës

në këtë anë të botës sime

që me gjymtyrë kam rënë në sallonin e pritjes

të shkruaj diçka për veten time,

 

dhe pasi kthehem me shpinë nga muri

dhe përballë kam dritaren

më vezullon kjo e hënë e bukur

dhe pas saj kam nisur fjalët,

 

herë herë më bëhet si shoqe

kur diçka më mungon

prej shpirtit tim i zbulohem

ca vargje që më shpërthejnë,

 

dhe nuk di nga tja filloj

se nga mendja më është zakon

të rendis fjalët si me zamkë

dhe pastaj të këndoj,

 

nuk dua të shtirem hipokrite

të vesh fustanin e hipokrizis

se që ditën që kam lindur

më thoshë mamaja ,ke lindur me këmishë,

 

ndaj mbaj një membranë me vete-

kur kjo quhet lëkurë

nga vetja ime kurrë nuk do zhvishja

sa të jem e gjallë e me nur,

 

kohë kisha pa e kujtuar

këtë surprizë që më dha Zoti

sepse vërtet i jam gjunjëzuar

kësaj jete që më gëzoi,

 

nuk dua të jem hipokrite

të vesh taka në mes baltës

dhe kallove le të më bien

gurët që shpojnë në xhadet,

 

nuk dua të vërë mejkapin

të ndihem si e njollosur

kam faqen time

të bardhë e të sosur,

 

nuk dua të lyej flokët

me bojra e kolore

se edhe thinjat po të më dalin

kan kujt i ngjaj e të më thonë,

 

nuk dua të jem e veshur

si një nuse e porsaardhur

jam një zanë e atyre viseve

ku më ka hije veshja prej shqipërie,

 

nuk dua të flas me fjalë të mëdhaja

sikur të isha e deleguar

nga shtetet e tjera mërguar

dhe si e ftuar,

 

ndaj këtu shkel një tjetër kohë

nja tjetër vakt

ku nata zë herët

andej dielli ka dalë,

 

këtu marrë një tjetër aromë

ku lulet kanë çelur gjithandej

ndaj edhe fushave i rri afër

ku me vrap i kam zënë,

 

nuk ngopem të them

se jam një gjysmë e vërtet

sjam hipokrite

por jam një vet,

 

këtu është ora nëntë e darkës

atje një mëngjes…

 

 

 

Plot ndjesi Nënë

 

Pooo plot ndjesi është momenti

Kur për një çast më çon në mëndje

Kënga jote nënë kur këndoje

Pogonishten valle Korçare e më merrje përdore.

 

Të kujtoj me aq ëndje

Në çastin që dëgjoj zërin

Më hedh kaq lartë vështrimit

O moj Nënë ,që kaq shpejt e flakje trishtimin.

 

Dhe sa herë ndjehem vetëm

Ty të kujtoj sikur të kem me vete

Kujtoj këngën që s’e ndaje nga buzët

Refreni I im sa zgjohem e ngryset.

 

Dhe hedh vallen po njësoj

Me fëmijët e mi, u mësoj

E them kështu bëja me nënën time

Sa herë kish këngë e valle Shqipërie.

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s