Përlotja e Botës! / Poezi nga Mimoza Leskaj

 

Mimoza Leskaj

Poezi nga Mimoza Leskaj

 

 

Përlotja e Botës!

 

Nuk kam asnjë lloj kombësie ,

jam thjesht njeri,

nuk duroj dot gjithë këto krime ,

që nuk njohin arsue e llogjikë.

 

Mbeta pa kombësi!

Se para botës humba gjithçka.

Këtë botë nuk dua ta shoh në sy,

se ajo sy për mua s’ ka.

 

E ç’ kombësi kam unë,

kur çdo ditë ti ma vret

me gjak lyhet çdo rrugë,

dhe unë jetoj me tmerr?

 

Jam shqiptar, jam Sirian,

jam Turk apo Francez,

ahh,..e shkreta dhimbje sa ngjan

çdo ditë, e nga një tmerr.

 

Për ç’ të ardhme t’ iu flas fëmijëve,

kur jetën e shoh të mbytur në gjak

ç’ tu tregoj kur të rriten

që bota përlotet çdo ditë me zjarr?

 

Tu them që jetën ta duan

tu them të kenë ëndrra plot,

dhe sa të vijë një mëngjes i mallkuar,

sytë e tyre të derdhin lot?

 

Jo! ..Nuk di më ç’ tu them,

se ndryshe dal gënjeshtar,

kjo është bota që po ju lemë,

brezave…, të tërë me radhë!

 

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s