NË DETIN E MALLIT PREK VALËT E DASHURISË / Nga Agron Mema

NË DETIN E MALLIT PREK VALËT E DASHURISË

 

 

Agron mema

Nga Agron Mema

 

Kjo sentencë të vjen ndërmend teksa shikon titullin dhe titujt e poezive të poetit Mihal Beruka(Mursjoti) të sapohedhur në treg nga shtëpia botuese”MILOSAO” e drejtuar nga poeti Mjeshtër i madh Agim mato, dhe redaktuar me mjaftë cilësi nga poeti Hekuran Halili, “MALL dhe DASHURI”. Beruka ka mundur të vijë me identitetin e vet në poezinë e sotme, në stilin e vet, duke e përkëdhelur filozofinë dhe mendimin me metaforat që të kujtojnë “Manushaqen” e Naim Frashërit.Thjeshtë ta shfletosh dhe përpara të del një det malli, det ku shpirti njerëzor i poetit kridhet në valët e tij, valëzime që ja mbushin shpirtin me dashuri e nostalgji, buzëqeshje dhe lot. Ai mall që iku sëbashku me kohën dhe hallet e sajë; ajo xhaketë e babait, ato duar të tij plasaritur nga balta e ugarit, por që ishin të ëmbla në përkëdhelitë e trupit të fëmijës që shikonte dritën e syrit edhe për një copë bukë , edhe për një ledhatim atror, edhe për një buzëqeshje e puthje në ballë. Ai ulli që fsheu nën hënë puthjen e parë. Ajo diktaturë që la trishtim e gjurmë gjaku duke burgosur e vrarë. Ajo punë e papaguar edhe ajo këngë zemre e munguar. Por edhe e sotmja me harresën deri në përçmim të emigrantve.

 

 

13695278_1025926307523645_1100521189_n13695100_1025926300856979_784986702_n

Mall e dashuri

 

Vjen ajo shpresë e shumëpritur e gjithë shqiptarve.Lexon ëndrrën që shpirti duhet të prek.Lexon dhe lexon , lexon një buqetë të halleve njerëzore si dje dhe sot, halle që nuk mbarojnë kurrë , po shpirti i poetit nuk rri dot pa i përjetuar dhe përcjellur. Beruka ecën me hapa të sigurt sepse është vetvetja dhe ka besimin tek vetja. Kam besimin se të gjithë do ta gjejnë veten në këtë libër në hallet e pasosura të tyre, por edhe në gëzimet që i presin dhe shpresën e pahumbur. Po e mbyll këtë shënim me fjalët e redaktorit të librit,poetit Hekuran Halili, shkruar në kopertinën e librit”Poezia e Mihalit është e çiltër, e pastër, e sinqertë, e mbarsur me ndjenjë e materjal njerëzor, me hallet e problemet e jetës e të kohës, me mallin e emigrantit për gjithshka që ka lënë pas, por edhe me dinjitetin njerzor e kombëtar. Poezitë e tij lindin duke punuar,duke gëzuar, duke shikuar e medituar e prekin të gjitha temat e jetës. Mihali shkruan ashtu siç i vjen fjala, vargu nga brenda shpirtit, brenda perandorisë së mendimit e të konceptit të gjërave nga vet ai, pa u ndikuar nga askush, bile i pandikuar nga poetë të tjerë, që më së shumti as që i ka lexuar fare. Të shprehura me gjuhën e vendlindjes, një nga degët më të vjetra e më të vyera të shqipes së hershme, të cilën e ka marrë bashkë me gjirin e nënës, poezitë e tij të bëjnë për vete dhe të rrëmbejnë për ti lexuar me një frymë“…..

 

Faleminderit Mihal për këtë dhuratë të çmuar dhe suksese miku im!

 

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s