Poezi nga Eduard Leka

 

eduard Leka

Poezi nga Eduard Leka

 

 

TI JE MË E BUKUR

 

Për ty thonë që je e bukur

Mendojnë se je e lumtur

Ndoshta sepse kështu të shohin

Ti dukesh edhe shum e qetë

E qeshur dhe plot me jetë

Por ti je një vullkan që zjen

Eksplozion në evolucion je

Ti je më e bukur sesa thonë

Por e bukur për atë që ti don

Je e thellë për atë që di të zhytet

Mbi të gjitha të di se cfar kërkon

Lakuriq për atë që zemra dashuron .

 

 

 

ËNDËRRIMTARË

 

Në mes të turmës

Ata dallojnë

Nga sytë e tyre

Zbret si vello

Trasparente trishtimi

Në sytë e tyre

Përgjumet melankolia

Nga cepat e syve

Ujë i freskët kristal

Burim dashurie

Me rrjedhën e lumit

Kërkon të bashkohet

Ëndrrat janë të rralla

Nuk janë për të ghjithë

Ëdrrat janë për kurajozë

Herë si dallgë her si valë

Me shkëmb përplasen

Asgjë s’mund ti ndalë .

 

 

 

PENG KRENARIE

 

Kur vendos të shkoj

Më nuk kthehem pas

Dhe nëse fort dëshëroj

S’ kthej pas as vështrimin

Të shoh se çfar kam lënë

Ndoshta nga frika

Të mos mbetem

Peng i të shkuarës

Shikoj vetëm përpara

Në të hirtën e turbullt

Mjergullës sapo rënë;

 

 

 

D U A R

 

Duar..

Që në pranverë

Mbjellin lule dhurojnë

Duar..

Që në verë

Valë deti ledhatojnë

Duar..

Që në vjeshtë

Mbledhin gjethe punojnë

Duar..

Që në dimër

Me përqafim shpirtin ngrojnë;

 

 

 

ZËRI YT I ËMBËL

 

Zëri yt shpirtin ma qetëson

Mënyra si më thërret emrin

Që vetëm ti ma rezervon

Melodi e ëmbel për mua

Del nga buzët e tua

Ma largon trishtimin

E hedh në përrua

Si të më mungojë

Buzëqeshja për ty

Nëse s’qeshin buzët

Qesh ti në sytë e mi .

 

 

 

Sekreti i Dashurisë

 

Zoti na krijojë me :

2 sy për të parë

2 vesh për të dëgjuar

2 duar për të prekur

2 këmbë për të ecur

Përse vetëm 1 zemër ?

Ja pse nuk mundemi

Të jetojmë pa dashurinë

Zemrat vihen në kërkim

Të njëra- tjetrës..

Për të jetuar së bashku

Pa dashuri s’ ka jetë.. !

 

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s