Poezi nga Marjeta Shatro
Shpesh në jetë
Shpesh në jetën tonë
Luajmë me nënqeshjen e hollë,
Qeshim, kur s’ na qeshet.
Në trishtim fshehim dhimbjen
Tregohemi të fortë, kur s’ jemi.
Nga mosbesimi dyshojmë pa fund.
Nga mllefi thyejme besimin.
Ngurtësojmë ditët nga keqardhja.
Për vuajtje torturojmë veten tonë.
Ndërtojmë të ardhmen në rrëmujë ndjenjash.
Presim me shpresë…
Ëndrrat e mia
Ëndrrat e mia si albatros mbi detin furtunë
Fluturojnë drejt teje.
Ti je qielli për mua e unë deti valëzuar
Në kohë me stuhi egërsohemi të dy!
… dhe kur shtjellat shpërndahen:
Ngjyrat e ylberit i falim njëri-tjetrit,
ashtu koloritësh pa fund
puthemi në paqe !
Mos luaj…
Mos luaj me ndjenjën pafajësi njerëzore,
se i mallkuar do të jesh në mote!
Kush të fal në jetë çiltërsi,
Fali dhe ti të bardhën dlirësi!
Nëse ti thyen zemrën e sinqertë
Atë përjetë e ke humbur,
Mbetur kryqëzimesh fatit braktisur
e zhytur hidhërim ditëve të trishtit
Mos luaj me shpresën që horizontet prek
agimi rilindur tjetër ditë zgjon
Besimin e thyer dëshirash tinëz
beftas, të rrëmben paqes së shprishur.