Poezi nga Festim Liti

 

Festim

Poezi nga Festim Liti

 

 

DUA TË JEM

 

Të notoj në frymëmarjen tënde,

Oksigjeni yt të bëhem dua,

Të humbas

në pyllin e kaçurelave të harlisura,

Të bëhem këngë mbi buzët e tua,

I përhumbur në pjergullat e krasitura,

mes puthjesh, përqafimeve të zjarrta,

Ta shuaj zjarrin e krevatit,

Si një zjarrfikës i specializuar…..

 

Nga cikli “Motive rinore”

 

 

 

PSE?!

 

Pse më braktise moj e uruar?

Më le në mes të pyllit si trung të tharë…..

Në disa kontinente u arratise,

Shumë fanare pe nëpër kryqëzime,

me një ankth të djegur nga pas, e përvëluar……

 

Në një mesnatë pa yje e dritë,

përsëri trokite te porta ime,

Si një sorkadhe e përhumbur, e hutuar,

me frikë,

Kërkoje çelsin poshtë vazos së trëndafilave….

Shpejt e kuptove, vajze e ëndrrave të  mia,

Se porta e zemrës ishte mbyllur përjetësisht,

nga trungu i braktisur,

në mes të blerimit, lëndinave…..

 

 

 

 POST MORTUM PËR NJË PRANVERË

(Nga çmenduria e shqiptarëve në vitin 1997)

 

Të akullta ishin mëngjeset e asaj pranvere,

Gishtrinjtë e ngrohtë të diellit,

S’ arrinin gjer tek ne…….

 

Zogjtë, në panik, braktisen strehëzat,

si ëndrra të trishtuara,

u fshehën pas kurrizit të territ,

Kur vdekja u ul në pikëzën e lotit,

dashuria lodronte në grykë të ferrit……

 

Fund-netët me përtim,

shtynin një grusht me yje drejt humnerës,

E hëna nxitonte drejt agimit të plagosur…..

Buzët kërkonin puthje në ato ditë mortore…..

Përsëri e larget duket dita e paqes,

kur ka aq shumë porosi për arkivole….

 

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s