Poezi nga Bilall Maliqi

Bilall Maliqi 11

Poezi nga Bilall Maliqi

 

 

PLASI HESHTJA

 

Ma ndalën hapin në pikën e ndalesës
Brenda meje u fry dhembja

Kur ma mbytën një dashuri
Zemërimi u zgjua

Në mua plasi heshtja
Dhe durimit iu sos pritja…

 

(Pika kufitare në Muçibabë)

 

 

 

ARMIKU IM

 

Me shekuj ma pushtove fjalën
Dhe dritën ma mbylle me terr

Nuk i la shteg heshtjes
As vend lirikave të dashurisë

Ti fshehurazi më ngulfate
Për të folur me gjuhë të huaj

Ndeze zjarr shpatijave të durimit
Armiku im pjellë e ëndrrës së zezë.

 

 

 

S’ E DI

 

Hapësirës së mjegulluar
Në atë bardhësi
S’e di
E humba apo më braktisi hija

S’e di ka ndryshuar kjo kohë
Apo unë i ngjaj
Një përmendoreje të heshtur

Ah …sa kam dëshirë ta di
A më ndjek
Apo e ndjeki të lumen dashuri.

 

 

 

E ÇASTIT

 

Fjeta mbi të shtruarën heshtje
Nënkresë e pata kujtimin për ty

Në ëndrrën e parë të natës
E luajtëm vallen e çmendur të dashurisë.

 

 

 

QETËSI E KALAMENDUR

 

Si me dorë ma preke heshtjen
Kur m’u shfaqe para sysh

Nga qetësia e kalamendur
Një drithërimë ma përshkoi trupin

Brenda syve i shihja kujtimet
Tek pahiteshin sikur gjethet nga era

Zërat pëshpëritës e zgjuan heshtjen
Për të pikuar ca pika malli të dashurisë.

 

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s