Poezi nga Rami Kamberi

rami kamberi 1

Poezi nga Rami Kamberi

 

 

NË SHENJË, KUJTIMI…

 

Mes mureve të kullës sime, ku motetet rinë varur, kujtesë
I lexoj brezat, me sytë e kohës
Si germat e abetares, derdhur, mbi fletët e gjakut, shpresë

Për copëza jete, lidhur për truallin, që shqip i pagëzonte, Zoti

Kur shekujt dhelparak, u rinin mbi plisa, si mes barkut e zeza uri
Që ua dridhte shtatët, si lisat stuhia
Të mallkonin të parët, për fjalën besa-besë, pa Shqipëri s’ka liri

Skalitur, me gjuhën e kullës, nëpër thinja e lehoni, me flakë baroti.

 

 

 

MES DAKIKUT TË MESNATËS, PLOT PERI…

 

Mbi fatet e jetës, dikush, që nuk flet me gojë
Na i vulos, vdekjet
Si djalli me xhindet, kur harrohen, nëpër lojë

Ne, të mbytur në vrer, kërkojmë shtegun lumturi
Mallkojmë vetën e dakikun e mesnatën, plot peri
Pse shkelëm nëpër strehët, ku ata, bënin dashuri

Aty, ku sytë mbushen, si gjithmonë, përplot begati
E jetët tona, mbeten hije
Të buzëqeshjeve, nëpër rrënjë loti, të kokave pa sy.

 

 

 

A NA DUHET, KJO LIRI…

 

Nëpër hapat e këtij shekulli, bashkimi, ende i ka rrugët e gjata
Marrim frymë, me jermi fitoresh
Duke na përdhelur dita, mbetemi me vdekje, duke na vrarë nata
Për name e nishane, shtatoresh

Ecim, drejtë të humburit dhe, deri atje, ku befas na prek flaka robëri
Ku bota na shpon, me kufij
Mes e përmes ballit, që shekujve, rrudhat na i shkruan, faqet histori

Buzëqeshim, kur na thonë, hap pas hapi, edhe ju, do të bashkoheni
Me tokën, ku buzëqeshet liria
Si një lule jete, që kurrë nuk vyshket, me ne, lirshëm do të krenoheni
Por kurrë mos thoni, rroftë Shqipëria

Se i trembni yjet në fushën blu, me odeon i zërit, duam bashkim e liri
Që ua këndojnë, hutë e lahutë
Ngado ecni mbi dhe, si Ilirë e Teute, shtatëveshur, me flamur kuq e zi!

 

 

 

DËSHMORIN E BETEJAVE, PAMBARUAR LUFTA…

 

Kur e varrosën, nën kokë, ia vunë gurin e kujtimeve, sa shtati
Në vend të truallit, e mbuluan me lëkurën, qëndresë
Emër e mbiemër, ia lanë sytë, me të cilët, motin e kohës e mati

Për ta gjetur ardhmëria, mes kufijve, ku ngushëllohen fitimtarët
Me pagëzimet e gjuhëve, që nuk u folën kurrë
Mbi varrezat e historisë, ku shpresat për jetë, i pushojnë shqiptarët

Në vend të flamurit, qiellin, ia lanë t’i valoj mbi kokë, ditë e natë
Shtatore, ia lartësuan, emrin e atdheut
Që e prek gjuha, me ngjyrat e lirisë, namin e nishanin, për t’ia matë.

 

 

 

NËPËR SHARR, KUR KËNDOHEJ KËNGA…

 

Kur këndohej kënga, Moj Shqipëri mos thuaj mbarova, mbi zjarr, pafjalë
Nëna ime, me sytë zjarr, e mate burrërinë
Me peshën e kujtimeve, kur guximin, uniformat qyqare, ia matnin në litarë

I derdhte shikimet, mbi moshën time, me qerpikë e prekte tymin, mbi oxhak
Me buzëqeshje, i numëronte burrat e kullës
Për fjalën e fundit, që i mbet buzëve, biri im, fati e deshi, të mbetesh babaplak

Në mes të territ, të ecish, me gjuhën e luftërave mbi këtë tokë, me flakë e gjak
Që nami të të ritet, në kupë të qiellit, si ngjyra e plisit
Të gjallëroj kjo kullë, me lindje të reja, që kurrë të mos shuhet fisi, e tymi mbi oxhak.

 

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s