Poezi nga Marjeta Shatro

 10309512_788556414517650_4258646343985521526_n

Poezi nga Marjeta Shatro

 

 

Mbrëmjeve   të verës

 

Mbrëmjeve   të verës

buzë detit valëzim,

si në kohën e perëndeshave të lashta,

tërheq tunikën perde bardhësi pas krahëve

dhe eci rërës lagur

me sytë drejtur largësive,

të pritjes së gjatë

shkëlqimit feksur

të gjerdanit të yjeve.

 

 

 

E ëmbla fjalë…

 

E ëmbla fjalë bukur tingëllon

mendjen qëetëson

e shpesh bëhet  çelës i portave më të larta të shpirtit,

por ndodh …

të kafshojë plot dhimbje

e të helmojë pareshtur,

kur fshehet pas maskës fytyrë.

 

***

 

T’ i ngjajmë kristalit,

të rrezatojmë shkëlqim.

Të ndiejmë me shpirt

të kemi dashuri,

Të besojmë tek e drejta

të falim dlirësi.

 

***

 

Rob…

Zemrën e bëra burg,

Ku burgosa ndjenjat.

Arsyen në fron mbretëreshe e vura.

Ndjenjat shpërthyen portën e arsyja u errëtua

… dhe paqja e vendosur:

Unë rob i tyre.

 

 

 

Refleksion

 

Çast meditimi,

Çast krijimi,

Nuk lodhem së reflektuari,

për kohën që shkoi

për  atë që jetoj,

e për atë që do vijë

…, ashtu përplasur mendimesh.

 

Realitet i çuditshëm,

herë magjik gjer në madhështi

e herë absurd gjer në  boshësi,

plot beftësi

e përthyerje  muzash krijim.

Herë ankth

e dëshira të fikura prizmit të qiellit

Herë pasion

e rizgjuar agimesh të përndritur.

 

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s