Poezi nga Beqir Binishi

Beqir binishi

Poezi nga Beqir Binishi

 

 

Urtia

 

Për ditë ndodhë
Të ikin dhjetëra qindra
Në shtëpi dhjetëra të vdesin
Dhe nuk e prishi tymin e duhanit

Vetëm pas një lindje u hallakat
E shkeli duhanin me nguti
Si nëpër tym krijon pamjen e së nesërmes
Dhe mësyni dritën në horizont.

 

 

 

Udhëtar i vonuar

 

Sonte jam në pritje të t`paftuarve
Sofra është shtruar
Pa ndrojtje trokit në portë.

 

 

 

kur më ke
mikes

 

diku as vet se di se ku nuk u harrua
në lum në det te yjet apo në diell
ka mbeten fjala të dua
e ti kërkon mu betua

sa herë duhet mu deklaruar
me thermi të dyshimit
ushqehet betimi
rrugën e gërryen pabesimi

fjalët janë të gastarta thyhen
prandaj nuk betohem hyri
i qet e ndaj shtratin me ty
ndihem djalë i ri

në jetë për dritë dielli
ëndërroj hapat në ardhmëri
shtrihem pran zjarrit
si në plazh me diell.

 

 

 

Ti dhe Sekuoja

 

Sa të përbashkëta keni ti dhe Sekuoja -1
shtat hedhur krenare në mes shoqeve

e para rreze kur bie në ty
ma dërgon diellin e ndizem si eshkë

njëjtë si sekuojës të duhet zjarri
zbret ngadalë në vogëlsinë time

o sa padiktueshëm hyn në furrën e ndezur fort
shtati yt përthekuar nga flakët dridhet

farat e bëra gati çilen
në tokën e pastruar nga barishtet e këqija

sekuoja ime sy dritë
në zemër ma mbjell ardhmërinë

në hellin e jetës
më plagon me shigjetën e shpresës.

 

1/Sekuoja dru i lartë në parkun kombëtar ne JOSEMITI në SH.B.A për ripërtëritje është i domosdoshëm zjarri i cili i çel farat e këtij druri .Ky dru nuk digjet ngase e mbron lëkura e trashë që e ka .

 

 

 

kam harru me qeshë !

 

kur njerëzit murrën ikën
filluan ngadalë me vdekur ëndrrat
po lyhej një lloj tjetër i krimit
mjaftueshme mu ngrysën fytyra
mos me munden me i buzëqeshën fëmijës
që është kaq i pafajshëm në kërkim të dritës.

 

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s