Poezi nga Sokol Otobashi

 

sokol otobashi

Poezi nga Sokol Otobashi

 

 

ZEMËRIMI I DRITËROIT

 

U lag libri nga nata me shi

dhe fjalëve rrobat në trup iu thanë

vargje të tëra me katandi

ne shi e gdhinë, në breshër ranë.

 

U lag një titull, që fliste për forcën e valës

një tjetër për malet dhe fjalën hero

të lagur e pashë dhe atin e fjalës

plakun e thinjur, pelegrinin Dritëro.

 

Dhe veten qortojë, trishtimi me kap

duart m’ u drodhën dhe sytë përdhe

në faqe të fundit libri u hap

”Më lage lugat”- lexova atje.

 

 

 

MILINGONËS

 

Të shohe tek matesh me një thërrime

dhe mal më duket në shpinën time

i bindur jam se frymë s’ do kisha

nën pesh të sajë si ti të isha.

 

Të shohë tek luan një kokërr grurë

dhe barrë më duket, një shkemb a gurë

dhe bëj çudi; si mundesh vallë,

të ngresh mbi supe një bot, mëhallë.

 

Të shohë tek matesh me një thërrime

dhe pyetjen bëj nën veten time;

A mund të ngrihesh? kur poshtë ke shkarë

dhe koha ngel,në sup, si barrë?

 

 

 

PESHA E FATIT

 

Me një mëndjemadhësi të çuditshme ecim mbi tokë

dhe hapa të rëndë hedhim përdhe

harrojmë se tokën do t’ kemi mbi kokë

dhe pesha e sajë do të bjerë mbi ne.

 

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s