Poezi nga Elona H. Tabaku

 

Elona Tabaku

Poezi nga Elona H. Tabaku

 

 

DHEMBJEN MBYS NË LOTËT E MI

 

Lot dalin prej syve të mi

Por jo si lotët që dilnin më par.

Lotët tani kanë lumturi.

Nga lumturia kurrë s’kisha qar.

 

Në lotët që kam derdhur prej teje

Mbyta dhembjen që ti më dhurove.

Kurrë më lot s’do kesh prej meje

Diktator që jeten m’a shkatërrove.

 

 

 

PUTHMË

 

Puthma sonte në ball

Shpirtin që po qan për ty

Se flaka e zjarrit mall

m’i verboi këta sy.

 

Shtrëngoma zemrën fort

Që për ty dridhet në gji

Se larg teje ka shumë ftoht

Ndaj për ty qanë si femi.

 

Puthma shpirtin e tretur

Puthma dhe zemren e vrar

Më lot në sy s’më kanë mbetur

Se malli lotët m’i ka thar.

 

 

 

HORIZONTI

 

Çërçafi i kaltër i detit,

Valëvitet dal nga dalë

Dhe në detin e gjërë të qiellit,

Lodrojnë retë porsi valë.

 

Dhe dielli i heshtur rri vështron,

Erën kur qiellin nis t’a zhveshë

Por kur detin të grisë kërkon

Me të ngadalë nis të qeshë.

 

Vështron gjithçka i zjarrti dielle,

Por mua horizonti më bëri magji

Atje ku i kaltri qielle

Dhe deti i gjërë, bëhen nji.

 

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s