Për ca pushtetarë. / Poezi nga Josif Gegprifti

 

 

Josif Gegprifti

Poezi nga Josif Gegprifti

 

 

Për ca pushtetarë.

 

Ju pushtetarë e dini mirë,

Në opozitë unë jam përherë

Dhe s’e kam aspak të vështirë,

Të luftoj pushtetarët e pa nderë.

 

Unë s’jam as i majtë e as i djathtë,

Mes popullit kam dëshirë të rri,

Se aty mësoj të jem i saktë,

E për çdo gjë të mbaj qëndrim.

 

Poetët vërtet s’janë të pasur,

E makina luksoze ata s’kanë,

Ata nuk janë cipëplasur

E kusarë që vjedhin vatanë.

 

E ç’e do poeti pasurinë,

Pasuri ka shpirtin ai,

Në zemër ai ka dashurinë

Dhe mendjen e ka flori.

 

Ju pushtetarë ndaleni hapin,

Se edhe Zoti ka lënë një kufi,

Mendoni edhe pak për popullin,

Boll më, tregoni pak njerëzi.

 

Ata që kanë pushtetin,

Qofshin të djathtë a të majtë,

Moj kujtojnë se kanë arritur mbretin,

Se një ditë do ecin dhe ata në baltë.

 

Ju e dini që populli është në pritje,

Dhe sytë veç tek ju i mban,

Por mendja juaj është veç për grabitje,

Kush të zhvati më shumë varanë.

 

Eh, sa keq, sa keq,

Ky popull i shkretë çpo heq,

Dhe për kohët që ikën rrëfejnë,

Pushtetarët kurdoherë maskarenj.

 

Kur votën ata e kërkojnë,

Thonë;për popullin do punojmë,

Pastaj në parlament kur shkojnë,

Trutharin që I drejton dëgjojnë.

 

Pushtetarët të majmë janë,

Dhe shpenzimet të shumta i kanë,

Njëri-tjetrin e kanë zili,

Pse s’kam unë më shumë po ka ai?

 

E si nuk doli një i mbarë,

Këtij populli t’i qajë hallë,

T’i çojë para drejtësisë,

Këta vampirë të njerëzisë.

 

Pse vallë e tillë është kjo botë,

Ka pak lumturi e shumë lotë,

Ka brenga e dhimbje që s’durohen dot,

Ah, veç një Zot e di, veç një Zot!

 

Tiranë, 26.07.2016.

 

 

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s